12.6 C
Berne
mercredi 16/10/2024

Mehmetaj nga AAK në Zvicër: Diaspora jonë bashkë me Aleancën ne Kosovë pretendon të fitojë zgjedhjet dhe të qeverisë vendin pas 9 shkurtit të vitit 2025

Ing. Sokol Mehmetaj, sekretar organizativ i Aleances për diasporën, njherit Këshillilltar komunal me komunen Val-De-Travers (NE) ne Zvicër dhe drejtor gjeneral i firmes RACEMARK Industries – SA në Zvicër

Neuchatel, 10 tetor -Për aktivitetin e AAK-së në Zvicer dhe rolin e diaspores për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch  flet Ing. Sokol Mehmetaj, sekretar organizativ i Aleances për diasporën. Mehmetaj eshte Këshillilltar komunal me komunen Val-De-Travers (NE) ne Zvicër, njëherësh drejtor gjeneral i firmes RACEMARK Industries – SA në Zvicër.

  • z.Mehmetaj, jeni sekretar i  pergjithshem i AAK-së për Diasporë. Mërgimtaret si shofin situaten aktuale ne Kosovë?

Mehmetaj: Këndvështrimi jonë ndaj zhvillimeve ne Kosove gjatë katër viteve të fundit është shqetësues. Në krye të shtetit kemi një person pa përvojë, dhe me e keqja eshte se eshtë i rrethuar me njerëz të paaftë te cilët udheheqin dikaster në mënyrë kaotike duke eksperimetuar shtetin. Këta njerëz janë pa vlera familjare dhe pa vlera kombëtare.

Veq asaj, marrëdhëniet ndërkombëtare janë në nivelin më të ulët, ne nuk kemi as një njohje gjatë katër viteve të fundit, asnjë investim kapital, asnjë avancim të vetem, e gjithë kjo është shqetësuese për të gjithë ne, dhe pasojat do janë dramatike në vitet në vijim, nëse ne nuk e ndryshojmë në mënyrë drastike strategjinë tonë.

  • Mund te thoni për aktivitetet e AAK-së ne Zvicer, per  prioritet, tubimet me merrimgtaret ?

Mehmetaj: Ne si Aleance jemi të organizuar mirë në Zvicër, kemi një ekip shumë kompetent dhe shumë punëtorë, jemi të rrethuar nga aktivistë patriotë, djem dhe vajza të mrekullueshme, që frymëmojnë shqip! Jemi të shtrirë në 10 kantone, si shoqatë benevol jofitimprurëse, ku qëllimi ynë kryesore është të promovojmë kulturën tonë, t’ju ndihmojme merimitarve per njje integrim me t emirë ne vendin ku jtojme,  të organizojmë shoqërinë duke respektuar dinjitetin njerëzor, duke promovuar lirinë e të gjithëve dhe duke respektuar drejtësinë. Të Mbrojmë interesat kombetare ne te gjitha trojet e tona dhe te zgjojmë vetëdijen kolektive të çdo mërimtari dhe përfshirjen e tyre në jetën publike.

  • Roli i diaspores, kjo ne Zvicer numri i te cilëve eshte mbi 300.000,  sa po konitbuojnë ne investime, ne avancimin e procesve dhe forcimin e shtetit të Kosovës?

Mehmetaj: Roli ynë është thelbësor si në Investime kapitale. Partneritet. Ekspertizë si dhe në Promovimin e imazhit kombëtar. Diaspora është një pasuri e vlefshme për zhvillim dhe shtetndërtim e kombit tonë, ofron burime, aftësi dhe lidhje ndërkombëtare. Diaspora dërgon fonde në vendlindje, gjë që kontribuon në ekonominë lokale. Diaspora krijon lidhje ndërmjet vendeve ku jetojmë dhe vendlindjes, duke lehtësuar shkëmbimet kulturore, ekonomike dhe politike. Diaspora sjellë aftësi dhe njohuri të fituara jashtë vendit, të cilat jenë të dobishme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë.Diaspora ndihmon në përmirësimin e imazhit të shtetit tonë, duke tërhequr investime dhe partneritete ndërkombëtare.

  • Sa afrohen zgjdhjet kemi nje pershtypje se edhe tubimet e mergimtareve me lideret e tyre ne Zvicer dhe diaspore po zgjerohen. A don te thote se edhe juve do tju « qilet havaja » sikur Kurtit para kater vitesh?

Mehmetaj: Alenaca në Zvicër nuk krahasohët me asnjë parti tjetër, as me organizime, as me elektoratin, as me potencialin që sjellim vendit tonë. Tubimet e Alenaces në Zvicër janë madheshtore të nivelit evropian, ku vihet në pah çdo detaj. Prania e grave e bën këtë edhe më madheshtore, sepse është e dukshme që në takimet tona kemi një diversitet të jashtëzakonshëm gjinor. Elektorati i Alenacës njihet si i guximshëm, besnik dhe mbi të gjitha patriot. kjo e bën atë unik dhe e veçon atë nga të tjerët.

  • Kur jemi tek zgjedhjet, cfare pritni nga to, ku e shifni AAK-ne ?

Mehmetaj:  Alenaca si parti e djathtë ka programe të jashtëzakonshme, si në fushën e arsimit, të shëndetësisë, të ekonomisë apo te sigurisë Shtetrore, ku pika kryesore është rritja e mirëqenies së qytetarëve tanë. Aleanca ka mbështetjen e ndërkombëtare sepse kemi një ekip të përbërë nga njerëzit më kompetentë të vendit tonë, ku me aftësitë dhe kompetecat tona që kemi në të gjitha fushat, vendi ynë do të përparojë shumë shpejt. Kto janë disa nga arsyejet se se Alenaca pretendon të fitojë zgjedhjet dhe të qeverisë vendin pas 9 shkurit të vitit 2025.

Derniers articles