Me vendimin e QRK, regjistrimi online diasporës, është zgjatur deri me datën 31 gusht 2024. Regjistrohu ju lutemi…
Të dashur bashkatdhetarë,
Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, regjistrimi online diasporës, është zgjatur deri me datën 31 gusht 2024.
Të gjithë bashkatdhetarët që ende nuk kanë arritur të regjistrohen, ju njoftojmë se Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, është e gatshme të ju ndihmoj në çdo kohë gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten nga ora: 09:00 deri në ora 20:00, ndërsa në ditën e shtune nga ora: 10:00 deri më 20:00 deri më 31 gusht 2024, kur edhe do të përfundojë ky proces.
Ju mirpresim!
Me respekt,
Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih