11.1 C
Berne
mercredi 18/09/2024

Më 9 shtator (e shtunë) qyteti i Wil-it do jetë i shqiptarëve. Zhvillohet ndeshja Shkëndija (TE) dhe FC Wil (SG) shoqëruar me një program të pasur kulturor dhe artistik

Sant-Gallen, 5 shtator -Xhamia shqiptare në Wil në bashkëpunim me FC Wil në Kantonine  Sant Gaslenit sjellin në Zvicër krenarinë shqiptare të futbollit, KF Shkëndija nga Tetova. Imami i xhamise së Wil-it prof.Bekim Halimi për gazeten zvicerane Le Canton27.ch rreth kesaj ndeshja ka deklaruar se « me 9 shtator, qe i bie dita e shtune, nuk do kemi vetëm ndeshje, futuboll por edhe nje aktivitet te ngjeshur kulturor e sportiv me mysafire shqiptare jo vetem nga Maqedonia Veriore, por nga mbare trojet tona si dhe miqe tane zviceran, duke perfshire këtu edhe perosnalitete nga dy anet.. »

Kuqezinjtë më 9 shtator në “Lidl Arena” në Zvicër do të përballen me FC Wil në një ndeshje miqësore me nje program të pasur kulturo-artistik

Kuqezinjtë tetovarë do të ndeshen me FC Wil në një ndeshje miqësore që do të luhet në “Lidl Arena”, ndërsa paraprakisht vetëm për ju atdhetarë të dashur do të organizohet program i pasur kulturo-artistik dhe sportiv, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke shtuar se mysafire special dhe i nderit do te jet filantoropi dhe humanisti i njohur shqiptar Lazim Destani nga Tetova-Gjermania.

KF Shkëndija do të prezantohet para diasporës më 9 shtator 2023, kur në qytetin e Wil-it do të ndeshen me anëtarin e Challange League të Zvicrës. FC Wil dhe KF Shkëndija kanë firmosur akordin për zhvillimin e ndeshjes miqësore me karakter kulturo-sportiv e argëtues për diasporën që jeton e vepron në Zvicër dhe jo vetëm.

Mos mungoni, bashkohuni me ne më 9 shtator nga ora 17:00 në stadiumin “Lidl Arena” në Wil. Ndeshjes i paraprijnë program kulturorë me pelivana nga vendlindja dhe me asamble kombëtare, SHKA Xheladin Zeqiri nga Tetova. Aty nuk do të mungojë as ushqimet dhe as mysafir special. Nga posteri në faqn 1 dhe dy, mund te merrni informata shtesë. Biletat: www.fcwil.ch/tickets

Per më shumë merrni informata permes telefonave pergjegjes:

Arben Beluli: 078 676 70 09

Sadat Xheladini: 079 708 22 55 Mirese vini.

Derniers articles