0.1 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Manifestim madhështor i shqiptareve në Lozanë per pamvaresine e Kosoves. U falenderua kontributi i Zvicres ne kete proces historik

Per nderë të “17 shkurtit” – Diten historike te pamvaresise se Kosoves ka tubusr qindra shqiptar në Lozanë dhe rrethinë, persona u mblodhën për të festuar gjashtëmbëdhjetë-vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe për të promovuar kulturën dhe identitetin kombëtar, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Pjesemarrresit e manifestimit festiv te pervjetorit te 16-te te pamvaresise falenderuan edhe Zvicren

Ngjarja e mbushur me emocion u organizua nga një bashkëpunim i suksesshëm mes Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, Qendrës Islame Shqiptare në Renens/Lozanë, Qendrës Kulturore Shqiptare « Drita » në Moudon, Xhamisë “Ebu Bekër Essiddik” në Biel/Bienne, dhe Institutit « Feti Veseli ».
Përveç pjesëmarrësve të shumtë, në këtë manifestim morën pjesë personalitete të rëndësishme nga fusha e politikës, arsimit, artit, dhe aktivistë shoqërorë, si: Z. Vigan Berisha, Konzul i Republikës së Kosovës në Zurich, Prof.Dr. Nusret Pllana, veprimtar i çështjes kombëtare, aktori i mirënjohur Basri Lushtaku, rapsodi Fatmir Bajra me vëllezër, anëtari i Kryesisë së KMSHZ-së z.Sherif Tupalli, mr. Rijad ef. Aliu, imam i xhamisë Dituria në Gjenevë, z.Jeton Hoxha, kryetar i Kuvendit Komunal të Renensit, z.Fahri Mahalla, veprimtar i njohur i çështjës kombëtare, z.Musa Kamenica, këshilltar komunal dhe nënkryetar i Kuvendit të Lozanës, z.Migjen Kajtazi, si dhe shumë personalitete të tjerë.

Tubimi filloi me një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazëror, me këndimin e himnit kombëtar dhe dardan, e më pas me poezi të recituara nga nxënësit e Institutit “Feti Veseli”.

Të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu drejtuan: z.Vigan Berisha, z.Sherif Tupani, Emin Mirsimi, imam i xhamisë « Drita » në Moudon, Mevludin Zymberi, imam i Qendrës Islame Shqiptare në Renens, Fehim Abazi, imam i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë dhe z.Mustaf Veseli, rektor i institutit “Feti Veseli”.
Tema qendrore e tubimit ishte e fokusuar në jetën dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, të cilën e paraqiti në mënyrë brilante profesori Nysret Pllana, ndërsa pjesa artistike e programit u pasurua me monologjet e interpretuara nga artisti Basri Lushtaku dhe këngët folklorike, që jehuan në sallën e madhe, nga zëri i rapsodit Fatmir Bajra dhe grupit të tij, të cilat edhe ngjallën emocione te të pranishmit.
Ky tubim madhështor shënoi një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në këtë qytet, duke theksuar përkushtimin e tyre për ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe identitetit kombëtar në një atmosferë të frytshme dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm.

Të theksojmë se, manifestimi i festës së Pavarësisë së Kosovës nën organizimin e xhamive dhe qendrave kulturore shqiptare në Zvicër, tanimë është një traditë e pandashme, krahas shumë aktiviteteve tjera me karakter kombëtar, fetar e kulturor që mbahen ndër vite.

Derniers articles