5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Kryenisitrit Albin Kurti ne Universitetin S.T Gallen para studentëve dhe akademikeve shqiptare në Zvicër: Qeveria jonë ka përmirësuar jetën e qytetarëve të zakonshëm të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dje ka mbajtur një fjalim para studentëve shqiptar në Universitetin S.T Gallen në Zvicër. Kurti shoqerohej edhe nga deputeti i parë shqiptarë në parlamentin e Zvicrës z. Islam Aliaj, dhe Bashkë-Presidentin e  Partisë Socialdemokrate zvicerane  , njëherazi deputet në parlamentin e Zvicrës, z. Cédric Wermuth, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kurti ka falënderuar Shoqatën e Studentëve Shqiptar për pritjen si dhe Prof. Dr. Christoph Frei me të cilën ka diskutuar për temën “Investimi në të ardhmen e Kosovës: Roli i politikës dhe ekonomisë në formësimin e mundësive dhe tejkalimin e sfidave për gjeneratën e ardhshme”.

Kurti ka falënderuar Shoqatën e Studentëve Shqiptar për pritjen si dhe Prof. Dr. Christoph Frei me të cilën ka diskutuar për temën “Investimi në të ardhmen e Kosovës: Roli i politikës dhe ekonomisë në formësimin e mundësive dhe tejkalimin e sfidave për gjeneratën e ardhshme”.

« Faleminderit shumë për Shoqatën e Studentëve Shqiptarë @HSGStGallen për mikpritjen dhe mundësinë për të mbajtur një fjalim dhe bisedë me studiuesin e njohur të marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Dr. Christoph Frei, mbi temën « Investimi në të Ardhmen e Kosovës: Roli i Politikës dhe Ekonomisë në Formimin e Mundësive dhe Mënyrave për Të Përballuar Sfida për Brezin e Ardhshëm. »

Diskutova për përparimin demokratik të Kosovës që është njohur ndërkombëtarisht dhe rritjen ekonomike, si dhe lidhjen mes të dyjave. Gjithashtu, trajtova mënyrat direkte dhe të prekshme me të cilat programi social-demokrat i Qeverisë sonë ka përmirësuar jetën e qytetarëve të zakonshëm të Kosovës, në sektorë të ndryshëm nga shëndetësia dhe arsimi i lartë deri te pensionet dhe pagat në sektorin publik. », ka shkruar Kurti në platformën X.

Derniers articles