2 C
Berne
vendredi 2/01/2026

KQZ publikon rezultatet e votave në ambasada dhe konsullata, Vetëvendosje kryeson edhe në diasporë

Berne, 2 janar -Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të votave nga përfaqësitë diplomatike, ku qytetarët e Kosovës jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, njfton gazeta zvicerane en ship LeCanton27.ch

Sipas përditësimit të fundit të orës 20:05, që përfshin 45 për qind të votave të numëruara, mbështetja më e madhe shkon për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka siguruar 85.11 për qind të votave. Partitë tjera shënojnë përqindje njëshifrore: PDK 6.18%, LDK 5.70% dhe AAK 1.56%.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr mbi 28,500 pako me fletëvotime, nga të cilat 27,600 janë aprovuar për numërim, ndërsa mbi 950 pako janë refuzuar, kryesisht për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit të votuesit.

Procesi i numërimit të votave nga diaspora vazhdon, dhe rezultatet e përditësuara priten të publikohen gradualisht në platformën e KQZ-së.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit, si lideri më i votuar.

Nga numërimi i 96. 17 përqind të votave për deputetë, Kurti ka marrë 338 mijë 731 vota.

Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, Kurti fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ende s’janë numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

KQZ publikon rezultatet e para nga votimi në ambasada dhe konsullata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve nga votimi i qytetarëve të Kosovës në ambasada dhe konsullata diplomatike.

Deri më tani janë numëruar 17 nga 40 kuti të votimit, apo 42.50 për qind e totalit.

Sipas rezultateve preliminare të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm edhe në votimin diplomatik, duke marrë shumicën dërrmuese të votave.

Rezultatet e deritanishme nga votimi në ambasada dhe konsullata:

Lëvizja Vetëvendosje – 85.21 për qind, 3,399 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 6.09 për qind, 243 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 5.69 për qind, 227 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 1.58 për qind, 63 vota
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 0.68 për qind, 27 vota
Nisma Socialdemokrate – 0.33 për qind, 13 vota

Numërimi i votave nga ambasadat dhe konsullatat pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të procesit të plotë të numërimit. Këto vota mund të kenë ndikim në renditjen përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

Derniers articles