Bernë –Afganistani prine për nga numri i azilanteve ne Zvicër. Azilkeruesit nga ksova keto pese vite e fundit mungojnë duke tper dy shkaqe, nje siuata eshtë stabile politikisht dhe ekonomikisht, por edhe për faktin se Zvicra, Kosovën e konsideron si nje vend te sigurt, dhe kerkesat per azil nuk mund te justifikohen. Azilekruesit shqiptare numrohen ne gishtërinje, meqë Shqipëria dhe Kosova konsiderohen si «vende te sigurta», kete e ka konfirmuar për gazeten zvcierane ens hqip Lecanton27.ch edhe ministri i Drejtësise dhe Policise z. Beat Jans.
Këshilltari Federal Beat Jans (FDJP) nga takimi i fundit me kryemisitrin e Kosovës Albin Kurti ka përshdnetur kete suskes te qeveris es e Kosoves duke uruar qytetaret e saj për liberalizimin e fundit të vizave
Në Davos, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, nisi me takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Këshilltarin Federal të Zvicrës, Beat Jans.
Beat Jans : Italia duhet të riatdhesojë të gjitha rastet e azilit të refuzuara në Shqipëri
Sipas gazetes zvicerane ens qhip LeCanton27.ch qe ndoqi drejtpersedrejti takimin ne Davos (WEF), kryeministri Kurti shprehu fillimisht mirënjohjen për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj shtetit tonë. Më tej, ai theksoi të arriturat e qeverisë përgjatë këtyre tre viteve të fundit.
Veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe rritjen ekonomike të vendit, si aspekte që ndërlidhen me drejtësinë dhe zhvillimin e prosperitetin. Po ashtu dhe lufta kundër ilegalitetit në veri por edhe bashkëpunimi me institucione të sigurisë të vendeve mike e partnere, ka sjellë rezultate të prekshme në parandalimin e krimit të organizuar dhe aktiviteteve ilegale.
Le Canton27.ch nga Davosi njofton se Kryeministri e informoi Këshilltarin Federal Beat Jans mbi procesin e Vetingut dhe mbi Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. U bisedua dhe për situatën e sigurisë në rajon, për sulmin terrorist e aktin e agresionit në Banjskë, për përpjekjet tona për integrimin e komunitetit serb dhe të drejtat e tyre politike pluraliste, demokratike dhe sociale.
Gjithashtu, potenciali i jashtëzakonshëm i diasporës sonë në Zvicër dhe kontributi i tyre në shoqëri u vlerësua nga z. Jans. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti theksoi dhe ndikimin pozitiv të diasporës për Kosovën dhe suksesin e tyre në fushat në të cilat operojnë.
Kryeministri Kurti potencoi dhe iniciativat e përbashkëta me Zvicrën si dy marrëveshjet për ndihmën e ndërsjellë juridike: për Transferimin e Personave të Dënuar dhe për ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.
Duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për forcim të mëtejmë të bashkëpunimit, kryeministri Kurti e falënderoi Këshilltarin Federal Jans për bisedën produktive dhe idetë e shkëmbyera. « Rraportet mes Zvicres dhe Kosovës jane shume te mira dhe ky bashpeunim po cdo vit po intensifikohet ne te mire tew qytetareve tanë.. » ka delaruar Këshilltari Federal Beat Jans (FDJP) për gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
I pyetur në lidhje me dhënien jashtë të procedurave të azilit në Shqipëri të zbatuar nga Roma, Beat Jans vuri në dukje se ky mekanizëm ngre pyetje komplekse ligjore. « Italia duhet të riatdhesojë të gjitha rastet e azilit të refuzuara në Shqipëri nëse nuk dëshiron që këto qendra të mbingarkohen. Për më tepër, një gjykatë italiane vendosi së fundmi se dymbëdhjetë azilkërkuesit e parë nuk mund të ndalohen në Shqipëri dhe duhet të kthehen në Itali. »
Që në vitet 1960, punëtorët nga ish-provinca jugosllave e Kosovës filluan të vinin në Zvicër; dhjetëra mijëra refugjatë erdhën pas Luftës së Kosovës në fund të viteve 1990. Zvicra ofroi ndihmë humanitare gjatë konfliktit, e më vonë u pasua nga programe rindërtimi dhe zhvillimi. Kjo mbështet procesin e reformës, i cili synon të kontribuojë në integrimin më të fortë rajonal dhe evropian të Kosovës. Që nga viti 1999, Zvicra ka marrë pjesë në misionin ndërkombëtar paqeruajtës Kosova Force (KFOR) me Swisscoy; ky është angazhimi më i madh paqeruajtës i Forcave të Armatosura Zvicerane. Në vitin 2008, Zvicra ishte ndër vendet e para që e njohu Kosovën si shtet të pavarur.