1.7 C
Berne
mercredi 1/04/2026

Islami në Zvicër, Imami shqiptar nga zyra e tij me tre flamuj (shqiptar, të Kosovës dhe të Zvicrës) flet për integrimin e shqiptarëve dhe tolerancën

Gjenevë, 1 prll -Fehim Abazi është imam në një xhami pranë Lozanës dhe mbështet një Islam që respekton ligjet kombëtare. Vizioni i tij për një Islam të integruar në Zvicër sfidon shumë nocione të paragjykuara, skruan gazeta zvicerane Tribune de Geneve, citon gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Imami shqiptar Fehim Abazi: Feja nuk duhet të përdoret kurrë për të legjitimuar pabarazinë gjinore

Në Chavannes-près-Renens, jo shumë larg Lozanës, Imam Fehim Abazi drejton një xhami brenda Qendrës së Integrimit Kulturor dhe Fetar Shqiptar (CICRA). Në zyrën e tij, katër flamuj tërheqin vëmendjen: flamuri shqiptar, ai i Kosovës, ai i Zvicrës dhe ai i CICRA-s. Ata simbolizojnë urat që po ndërton ky burrë 48-vjeçar. Me origjinë shqiptare dhe kosovare, ai studioi shkenca dhe filozofi islame në Universitetin prestigjioz Al-Azhar në Kajro. Ai është gati të natyralizohet.

Derniers articles