Veprimtari dhe drejtuesi i Forumit AFEDS, Muharrem Salihu gjatë qëndrimit në Nju Jork ka zhvilluar një takim me Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësi i fushatës së tij presidenciale.
Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe Vehbi Bajrami, afaristi dhe botuesi i gazetës “Illyria” në Nju Jork.
Salihu në këtë takim i shprehu shqetësimin zotit Hyland për gjendjen e rënduar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, sidomos me planin e pasivizimit të adresave në tre komunat Medvegjë, Preshevë, Bujanoc.
Në këtë takim po ashtu ishin të pranishëm edhe personalitete të shquara të OKB-së, Senatit Amerikan, Kongresmenë që ishin prezentë, ish-ambasadori shqiptar në OKB, Ardian Neritani dhe emra të tjerë.
Salihu gjatë qëndrimit në Nju Jork zhvilloi një vizitë tek Bruno Selimaj, veprimtari i mirënjohur i çështjes shqiptare në SHBA. (INA)