15.7 C
Berne
lundi 16/06/2025

Düsseldorf, Forumi Ekonomi Kosovë – NRW (Gjermani), një hap konkret drejt bashkëpunimit ekonomik

Düsseldorf, 15 qershot -Më 13 dhe 14 qershor 2025, në ambientet e Wirtschaftsclub Düsseldorf, u zhvillua me sukses Forumi Ekonomik Kosovë–NRW, organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf në bashkëpunim me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Në hapje të kësaj ngjarjeje të pranishmit i përshëndeti z. Faton Peci, Minister MBPZHR, z.Behar Isma, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z.Lazim Destani, Kryetar Nderi i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, z.Zef Dedaj, Drejtori i KIESA dhe z.Azem Rexhaj, Drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Kryetari i Degës së Unionit në Kosovë, z.Shkelzen Jusaj dhe anëtari i Bordit të kësaj dege, Z.Miftar Veseli.

Dita e parë, më 13 qershor, mblodhi rreth 100 përfaqësues të bizneseve – kompani nga Kosova, biznesmenë shqiptarë nga Gjermania dhe kompani gjermane me interes për bashkëpunim. U prezantuan biznese të suksesshme nga fusha të ndryshme, u ndanë përvoja konkrete dhe u ndërtuan ura të reja bashkëpunimi. Në mesin e kompanive që prezantuan ishin: Hometrend GmbH dhe PrimEx Sh.p.k, Rexhi GmbH, Germanplast LLC, Cacttus SH.A, Novus SH.P.K, Albed Sh.P.K., KuBIT Solution LLC, Orendi shpk, Muqa Solar Sh.P.K. (Xhevat Muqa), ARIP Architekten, ARRA House Sh.P.K, Peregrin Accounting & Consulting etj..

Dita e dytë, më 14 qershor, ishte e dedikuar për takime B2B, ku morën pjesë rreth 50 biznese, të cilat zhvilluan takime të drejtpërdrejta dhe shumë premtuese me njëri-tjetrin.

Forumi vërtetoi edhe një herë se bizneset shqiptare kanë potencial të madh dhe cilësi të përputhshme me standardet e tregut evropian, ndërsa bashkëpunimi institucional dhe mbështetja e diasporës mbeten kyçe për zhvillimin ekonomik afatgjatë.

Faleminderim i veçantë për të gjithë partnerët institucionalë dhe pjesëmarrësit që e bënë të mundur suksesin e këtij forumi.

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane mbetet i përkushtuar për të ndërtuar ura konkrete bashkëpunimi në shërbim të bizneseve shqiptare në vendet e origjinës dhe atyre në Gjermani.

Derniers articles