Bernë, 21 gusht -Remitencat gjatë këtij viti kanë pësuar rënie, krahasuar me vitin e kaluar. Por, megjtihate më së shumti dërgesa të parave në Kosovë ka pasur nga Zvicra, Gjermania, Italia e Austria, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga bashkatdhetarët kapin vlerën rreth 120 milionë euro, krahasuar me 124 milionë sa ishin gjatë 2023-s.
Përfaqësues të bizneseve shprehen të shqetësuar se sivjet pati më pak bashkatdhetarë, derisa thonë se ata janë infuzion për ekonominë e vendit.
Pushimet edhe sivjet i kaluan në Kosovë, megjithëse mërgimtarët kësaj here sollën më pak para. Diaspora shqiptare, sidomos ajo kosovare në Zvicer këtë vit dërguan më pak para në vendlindje. Me liberalizimi e vizave i hargjuan paratë në plazhet më të bukura të botës, aty ki ishte me bukr, me lire dhe me mire (Malidive, Turqi, Spanje, St.Tropez, Greqi, Itali…) cka u pa qe sivjet plazhet shqiptare ishin te boshatisura, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se vlera e remitencave gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ishte 119.71 milionë euro, krahasuar me 124 milionë euro sa kishte qenë në periudhën e njëjtë të 2023-s.
Shpresat për ringjallje financiare bizneset edhe këtë vit i patën te mërgimtarët, për çka shprehen të shqetësuar se sivjet ardhja e tyre u vonua.
Mirëpo nga Oda Ekonomike e Kosovës presin që gjendja të stabilizohet gjatë dy muajve të ardhshëm.