25.6 C
Berne
vendredi 11/07/2025

Policia zvicerane e konfirmon, arrestohet në aeroportin e Cyrihut reperi i njohur shqiptar Noizy

Berne, 7 korrik -Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar të shtunën në aeroportin e Zyrihut sapo mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri,  njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Lajmi është konfirmuar per redaksine tone nga Policia Kantonale e Zyrihut. Sipas tyre, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për krime të rënda per dhunë, por detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende publike.

«Policia kantonale ka arrestuar individin e lartpërmendur në emër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme.. » (Die Kantonspolizei hat die erwähnte Person im Auftrag der ‘Staatsanwaltschaft I für schwere Gewaltkriminalität’ verhaftet) kane deklaruar sot per gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch z.Roger Bonetti zedhenes i policise kantonale.

Rigels Rajku (27 shtator 1986), i njohur profesionalisht si Noizy, është një reper dhe aktor shqiptar.

Sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch reperi shqiptar Noizy kishte mbajtur edhe me pare nje koncert ne Zvicer, në Geneva Arena më 11 nëntor 2017 i cili ka kaluar pa asnje therre ne kembe.

Noizy pritej të performonte në klubin “Rinora 4” në Rümlang pranë Zyrihut, ku kishte njoftuar një koncert për promovimin e projektit të tij më të fundit muzikor. Por pas ndalimit të tij, organizatorët i kanë hequr të gjitha njoftimet dhe reklamat nga rrjetet sociale.

Deri më tani, Noizy apo përfaqësuesit e tij nuk kanë komentuar arrestimin në Zvicër.

Derniers articles