5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

AMBRELLA (1997) kompania e parë shqiptare ne Zvicër (në mbrojtjen nga dielli) që ju bëne hije miliona qytetarëve

Kompania Ambrella , e formuar në vitin 1997, u bë pionierja e parë shqiptare në mbrojtjen nga dielli, duke sjellë një standard të ri në këtë industri. Me përkushtimin për cilësi dhe inovacion, Ambrella ka vendosur themelet e saj të forta si lider i besueshëm në treg, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Në vitin 2012, kompania mori një hap të madh drejt zgjerimit të saj duke filluar me prodhimin e Raffstoreve dhe Tendeve, dy produkte kyçe që kanë transformuar mënyrën se si ne mbrohemi nga dielli, duke kombinuar funksionalitetin me estetikën. Ky zhvillim i ri i dha mundësi Ambrellas të rrisë prezencën e saj jo vetëm në tregun e Zvicrës, por edhe në Ballkan, duke u bërë një konkurrent serioz në këtë fushë.
Kjo rritje e vazhdueshme dëshmon për vizionin e Ambrellës që të sjellë zgjidhje të sofistikuara dhe të qëndrueshme për klientët e saj. Me një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë, inovacionit dhe shërbimit ndaj klientit, Ambrella vazhdon të rritet dhe të konsolidojë pozicionin e saj në tregun ndërkombëtar.
Sot, me mbi tri dekada përvojë dhe një gamë të gjerë produktesh, Ambrella është një emër i respektuar dhe i kërkuar në Zvicër dhe në rajonin e Ballkanit, duke ofruar produkte që jo vetëm mbrojnë nga dielli, por edhe përmirësojnë cilësinë e jetës për klientët e saj.

Derniers articles