4.1 C
Berne
mardi 3/12/2024

Afaristi i njohur shqiptar në Zvicër Sami Mustafa flet për punen dhe sukseset e kompanisë së tij. AMBRELLA tashmë konkurrente edhe me kompanitë zvicerane

Wil, 11 tetor -Sot kur flasim për mërgimtarët në Zvicër apo vendet tjera evropiane, nuk bëhet fjalë më per integrim, të cilët e kanë tejkaluar këtë problem, që tashmë janë edhe shembull, por për kontributin me investimet e tyre në vendlindje. Njëri nga ta është edhe Sami Mustafa që njihet në kantonin e St.Galenit, një afarist i njohur me emër dhe i suksesshëm, për të cilin më së miri flet puna e tij.

Afaristi i njohur Sami Mustafa në Zvicër, pronar i kompanise gjigante AMBRELLA në Wil, ka marrë ftesë nga Berna (APES) ne drekë presidenciale, me Presidenten e Zvicrës Viola Amherd, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Puna dhe sukesset e tij ne biznes si shembull integrimi ne Zvcer si dhe dhe kontributi i tij ne vendlindje si humanist ka bere qe Sami Mustafa te ftohet ne drekën presidenciale me 28 tetor të ketij viti ne Bernë me presidente e Zvicres Viola Amherd ku do marrin pjese pos gazetarëve boteror (OKB) edhe mbi 100 personalitete zvicerane dhe boterore si ambasadorë dhe perfaqesues te organizatave nderkombetare OKB, BE, ICRC, Interpol, nga ministria e jashte, nga ministria publike, policise, ekonomike dhe shume baniker dhe biznesmen te njohur ne Zvicer.

  • Z.Mustafa, mund të na tregoni fillimisht për kompaninë tuaj « Ambrella », për historikun, punën dhe çfarë ofroni për klientët tuaj

Mustafa: Kompania jonë Ambrella u themelua në vitin 1997 dhe operon kryesisht në Zvicër, duke u specializuar në prodhimin e Raffstore-ve dhe Sonnentor-ve (tendave të diellit). Me një eksperiencë 37-vjeçare në këtë fushë dhe një ekzistencë prej 27 vitesh si një nga kompanitë e para shqiptare në këtë lëmi në Zvicër, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ne ofrojmë produkte cilësore dhe të qëndrueshme për klientët tanë. Qëllimi ynë është të mbajmë standarde të larta profesionale dhe të ofrojmë zgjidhje inovative për mbrojtjen nga dielli.

  • Përmendët loretat, mbrojtjen nga dielli. A mund të na tregoni diçka më tepër në lidhje me këto produkte

Mustafa:  Ne ofrojmë dy lloje kryesore të produkteve për mbrojtje nga dielli: Raffstore-t dhe Sonnentor-t. Raffstore-t tona janë sisteme të sofistikuara që rregullojnë dritën dhe nxehtësinë në ambientet e jashtme, ndërsa Sonnentor-t ofrojnë mbrojtje të fortë nga rrezet UV dhe janë dizajnuar për qëndrueshmëri dhe estetikë. Këto produkte janë projektuar për t’u përshtatur me çdo lloj ambienti, duke ofruar mbrojtje maksimale dhe një dizajn modern.

  • Si është bashkëpunimi juaj me kompanitë si motra në Zvicër dhe jashtë vendit?

Mustafa: Bashkëpunimi ynë me kompanitë si motra në Zvicër dhe jashtë vendit është shumë i rëndësishëm për zhvillimin tonë të vazhdueshëm. Këto partneritete na ndihmojnë të sigurojmë furnizime cilësore dhe të implementojmë teknologji të avancuara, duke përmirësuar vazhdimisht produktet tona dhe duke qenë konkurrues në tregjet ndërkombëtare. Kjo na mundëson gjithashtu që të sjellim risi dhe standarde të larta cilësie për klientët tanë.

  • Cilët janë klientët tuaj? A janë vetëm shqiptarë apo punoni edhe me klientë zviceranë dhe të huaj

Mustafa:  Klientët tanë janë të shumtë dhe të shumëllojshëm, duke përfshirë jo vetëm klientë shqiptarë, por edhe zviceranë dhe të huaj. Duke qenë se operojmë në Zvicër dhe kemi një rrjet ndërkombëtar, ne ofrojmë zgjidhje për individë dhe biznese që kërkojnë produkte cilësore dhe të qëndrueshme për mbrojtjen nga dielli. Produktet tona janë të përshtatshme për një gamë të gjerë klientësh, duke plotësuar kërkesat dhe standardet ndërkombëtare.

Derniers articles