5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

A ju ka marrë malli për Medinen e Ndritshme? Atëhere vazhdojmë me UMREN🕋 e rradhës me NUR Travel

Përjetoni një Umre, një udhëtim të paharruar, një qetësi shpirtërore vëllezër dhe motra. A ju ka marrë malli për Medinen e Ndritshme? Atëhere vazhdojmë me UMREN🕋 e rradhës me NUR Travel

Jeni te privilgjuar ta vizitoni deh shojnoi namazhin tek xhamia e Muhammedit paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të, nga umrexhiu ynë Samir Alimani që është aktualisht në Umre me NUR Travel.

Domethnja dhe vlera e kryerjes së umres

Mes shtëpis së Pejgamberit alejhi selam dhe Mimberit të tij është kopshti i Xhennetit

Umreja është një prej adhurimeve për të cilën kanë folur Kurani dhe Sunneti. Në Kur’an, Allahu i Madhëruar urdhëron:
“Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut…” [El Bekare: 196.]

Ndërsa në hadithet profetike, Umreja është trajtuar në shumë tekste, prej të cilave edhe do të mundohemi të zbulojmë rëndësinë dhe vlerën që ka si adhurim.

Vizita e Shtëpisë së Allahut – Qabesë është një përjetim i veçantë dhe i paharruar për besimtarin. Është udhëtimi më mbresëlënës dhe më me vlerë që njeriu bën në jetën e tij, sepse, nëse në udhëtime tjera ka nderin të jetë mysafir i ndonjë mbreti, presidenti, kryeministri, në këtë udhëtim është mysafir i Allahut; nëse në udhëtime tjera mund të vizitojë vende të ndryshme, në këtë udhëtim viziton Mekkën, vendin më të dashur tek Allahu; nëse në udhëtime tjera viziton objekte të ndryshme kulturore, në këtë udhëtim viziton Qabenë, shtëpinë e parë të vënë për njerëzit në tokë, viziton xhaminë e Profetit (alejhiselam), viziton vendet ku ka lindur, jetuar e predikuar Profeti Muhammed (alejhiselam). Pra, ajo që e bën të veçantë këtë udhëtim është karakteri i tij shpirtëror.

Umreja është një vizitë me karakter edukativ, që mëton të pastrojë shpirtin, të korrigjojë gabimet, të gdhend moralin dhe të kultivojë humanizmin. Këto mësime dhe urtësi fshihen në ritualet e kryerjes së këtij adhurimi. P.sh. besimtari që kryen Umren, fillimisht duhet të ndalojë në mikat që të përkujtojë se Allahu ia ka mundësuar ta vizitojë në shtëpinë e Tij, andaj përgatitet paraprakisht shpirtërisht për këtë vizitë. Po kështu, kjo ndalesë ku vishen rrobat e bardha të ihramit, ia kujton ndalesën e fundit të dynjasë, ku i hiqen rrobat e zakonshme për t’iu veshur qefini dhe për të dalë më pas tek Allahu për të dhënë llogari.

Fillimi i kësaj ceremonie, respektivisht bërja e nijetit duke shqiptuar telbijjen (Të përgjigjem o Allahu im me Umre, të përgjigjem! Të përgjigjem, Ti nuk ke shok, të përgjigjem! Ty të takon çdo lavdërim, mirësi dhe pushtet, në këtë Ti nuk ke shok!) besimtarit ia kujton nevojën e ripërtëritjes së besimit duke iu përkushtuar plotësisht vetëm Allahut. Kryerja e tavafit e bën ta përkujtojë madhështinë e Krijuesit dhe nënshtrimin ndaj Tij, sepse, siç shpjegohet, tavafi është caktuar për ta përkujtuar Allahun. Prekja e gurit të zi (sipas mundësisë), na përkujton rrezikun e rënies në mëkate në njërën anë dhe shfrytëzimin e mundësive për pendim në këto vende të shenjta në anën tjetër. Ecja ndërmjet safasë dhe merves na përkujton nevojën e angazhimit të sinqertë për të fituar kënaqësinë dhe mëshirën e Allahut.

Derniers articles