Bernë, Prishtinë, 28 dhjetor -Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve nga votimi i qytetarëve të Kosovës në ambasada dhe konsullata diplomatik.
Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e dyta parlamentare pas 9 muajsh nga procesi i parë zgjedhor. Këto zgjedhje të jashtëzakonshme u zhvilluan në kushtet e një shteti drejt kolapsit pas dështimit të Partisë Lëvizja Vetëvendosje për të krijuar qeverinë.
Nga numërimi i 2.557 kutive të votimit, Albin Kurti me partinë LVV që kryeson bindshëm me 49.30%. Pas LVV-së renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e drejtuar nga Bedri Hamza me 21.01% dhe në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kryetar Lumir Abdixhiun, i cili ka arritur të sigurojë 13.59%
Gazetari ndërkombetar nga Gjeneva Nefail Maliqi votoi më 28 dhjetor në Prishtinë për herë të parë
Rezultatet e deritanishme nga votimi në ambasada dhe konsullata:
Lëvizja Vetëvendosje – 85.21 për qind, 3,399 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 6.09 për qind, 243 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 5.69 për qind, 227 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 1.58 për qind, 63 vota
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 0.68 për qind, 27 vota
Nisma Socialdemokrate – 0.33 për qind, 13 vota
Procesi i numërimit të votave nga diaspora vazhdon, dhe rezultatet e përditësuara priten të publikohen gradualisht në platformën e KQZ-së
Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor
Nga numërimi i 96. 17 përqind të votave për deputetë, Kurti ka marrë 338 mijë 731 vota.
Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, Kurti fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).
Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ende s’janë numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

