Bernë, 29 maj -Naimi, Afrimi, Besimi, Burimi dhe Bujari, jane pesë vëllezërit Ismaili nga Presheva (Buhiqi) shembull integrimi edhe suksesesi në Zvicer
Biznesmeni Afrim Ismaili nga Presheva ftohet për drekë me presidenten e Zvicres ne Bernë
Këta djem, sot kane secili biznesin dhe restaurantet e veta në Zvicer (Gjenevë, Yverdon dhe Grangettes Noville) qe rrisin e shkollojne fëmijet e tyre, qe sot ne mesin e tyre kishte te diplomuar si gastronom, mjek, inxhinier, arkitekt, avokat etj.. Njëkohësisht vellezërit Ismaili jane edhe kontribues te avancimit te ceshtjes kombetare ne cdo sfere, dorëdhenes dhe solidar me skamnoret dhe studentë ne Presheve apo Kosovë.
Po i them Afrimit « dikur kur banim dasem, u deshke nje vjet me u ba gati me i prit mysafirt, rezervimet, buka, ushqimi, mishi e gjllnat tjera për dasmoret.. Po ju more zotni si po ja dilni ketu për cdo ditë pasni dasëm, nga 500 e 600 « krushq » ?!
Per cdo vit APES ne Gjeneve fton ne dreken presidenciale me kreret e shteti helvetik, ku do marrin pjesë pos presidenetes Karin Keller-Sutter edhe shume ambasadore te vendeve te ndryshme nga bota, si dhe peresonalitete të gjitha departamenteve të Qaverise zvicerane, ku sivjet eshte ftuar edhe biznesmeni i njohur Afrim Ismaili nga Presheva i cili jeton dhe vepron ne Yverdon te Zvicres, meqe vëllezërit Ismaili nga Presheva (Buhiqi) njihen si puntoerë, shembull integrimi dhe suksesesi në Zvicer, të dëshmuar ne gastronomi, per profesionalizem dhe mikëpritje ne restaurantet e tyre me 1500 karriga..

Shqiptaret e Lugines se Presheves mjaft kemi hjekur sa me dru, me lope e magar..po aq edhe nga regjimi serb, bile ma bet.
Afrim Ismaili i cili si 16 vjeqar pa asnje bank n’xhep ja kishte mësyer gurbetit, drejt Zvicres para 40 vitesh, sot ai eshtë patron i disa restauranteve qe drejohen nga vellezërit e tij. Ai si vëllau me i madhë ështe shtylla e shtëpise se ketyre vëllezerve po e mbante « kuleten » dmth qe ende nuk ishin ndare, veq sofren e kishin ne vete, secili me familjen e vetë. Me i marr jo veq lakmi, por besa edhe zili. Ishin pa fjalë. Puna e tyre po fliste me shume se goja e tyre.
Unë si shqiptar, ja nova lapsin, resaturantet e tyre ne total kishin mbi 1.500 karriga, dmth sa krej restaurantet ne Presheves ose sa trupa, sa lisa ka nje mal (zabeli) ne Buhiq!
Le Restaurant de la Plage – Yverdon me 700 karriga
Restaurant Les Grangettes Noville (VD) me 500 karriga
Restaurant La Pêcherie – Petit Lancy, Genève me 300 karriga
Pra, për gjitha këto rastaurante te vellezreve Islamili nga Presheva diteve te ardhshme do tju njohim me gjerësisht, per punen, ushqimin, specialitetet, klientet dhe shume cka për gastronomi…

