14.1 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Publicistikë: Katër tituj të reja te autorit Halim Hyda, diplomat në Bernë të Zvicrës

Katër tituj të autorit Halim Hyda, kryesisht nga fusha e pedagogjisë dhe diplomacisë, vijnë në rubrikën e botimeve të reja në gazetën Koha.

Diplomacia dhe kultura e munguar, Metodologia e interaksionit klasor, Edukimi familjar (maqedonisht) dhe Probleme të familjes bashkëkohore në formimin e vlerave orientuese tek të rinjtë (maqedonisht) janë këto veprat më të reja të këtij autori, i cili aktualisht është diplomat në Zvicër.

Përmes këtyre titujve, Halim Hyda shpërfaq përvojën dhe njohuritë e tija shkencore mbi dy fusha ku ai është i lidhur edhe profesionalisht – diplomacinë dhe pedagogjinë. Duke qenë në kontakt me literaturën dhe autorët përkatës, Hyda sjell për lexuesin observimin e tij vetanak, me ç’rast profili i tij prej diplomati përplotësohet edhe me vokacionin e hulumtuesit shkencor.

E veçanta e këtyre botimeve është se ato depërtojnë në një audiencë më të gjerë dhe kjo e bën autorin të perceptueshëm edhe për lexuesit maqedonas, një vlerë kjo që veprave ua shton rëndësinë dhe karakterin e komunikimit.

Derniers articles