-0.8 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Preshevë, Mbahet Manifestimi “Nëntorët e Lavdisë..”

Preshevë, 1 dhjetor -Në lokalet e Bibliotekës së Qytetit në Preshevë, u mbajt Manifestimi: “Nëntorët e lavdisë”, në theks të veçantë Tribunë historike me titull “Dy nëntorët e lavdisë”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”

Për shkak të gjendjes së rënduar, shkaku i pandemisë COVID 19 nuk u mbajt ora letrare me pjesëmarrje fizike të publikut, por Manifestimi është zhvilluar online me anë të konkursit të hapur letrar enkas për këtë Manifestim, ku për vendin e parë dhe çmimin për inkurajim kanë konkurruar shumica e poetëve nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, për të cilat punime juria profesionale tanimë ka vendosur për dy çmime letrare.

Në pjesën e Tribunës Letrare, me kumtesën e tij u paraqit Mr.sc. Reshat Neziri. Kumtesa titullohej “ROLI DHE RËNDËSIA E POLITIKËS DHE DIPLOMACISË SHQIPTARE NË REALIZIMIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË”. Më pas kryetari, Bilall Maliqi, lexoi vendimin e jurisë dhe u ndau mirënjohjet dy fitueseve: Juria e përbërë nga Hysen Këqiku (kryetar), Rexhep Abazi (anëtar) dhe Sevdail Hyseni (anëtar), kishin përzgjedhur dy poezi për dy çmime letrare dhe ate për çmimin e parë dhe çmimin për inkurajim.

Poetes, Jalldëze Kasumi, çmimi i parë, me poezinë ““ECJE NËPËR KOHË” Poetes, Marigona Fejzullahu, çmimi për inkurajim, me poezinë ““NJË DITË DO TË VIJË PRANVERA”. Të dy poeteshat i lexuan poezitë e tyre fituese. Mirënjohjet për kontribut, për bashkëpunim, certifikatat për pjesëmarrje, bexhat, notesat dhe lapsat, pjesëmarrësit tjerë do t’i marrin ditëve në vazhdim, kur të krijohen kushte të favorshme për takime. Manifestimin e ndoqi drejtpërdrejt Portali “Departamenti”. Për këtë manifestim, projektin e Shoqatës “Feniks” e ka mbështetur komuna e Preshevës, të cilën e falënderojmë për përkrahje të vazhdueshme…Aucune description disponible.

Derniers articles