1.3 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Merita Isaki, shkrimtare e re nga Tetova me perspektivë. Ajo qysh tash në moshën 16-vjecare autore e tri veprave

Merita Isaki, shkrimtare e re. Autore e tri veprave letrare: « Ndjenja e realitet », « Jeta është një dramë e vërtetë » dhe « Apasionata »

Bernë, 5 shkurt -Redaksia e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka zhvilluar nje bisede me nje krijuese te re nga Tetova. Ajo eshte Merita Isaki, nxënëse e vitit te dytë në Gjimnazin e Tetovës. Merita edhe pse shume e re, vetem 16 vjeqare, ka arritur te botojë tri libra, qe jo vetem shoqet dhe shokët, por edhe koleget krijues do t’ia ken zili. Merita Isaki, është një vrull ndjenjash, emocionesh të spikatura në harmoni stinësh të gjendjes shpirtërore.

Fillimisht Meriten e pyetem se kur kishte filluar te merret me krijimtari? Ajo per gazeten zvicerane Le Canton27.ch eshte pergjigjur se “Me kriime letrare kam filluar që nga klasa e gjashtë në Shkollën fillore « Fan Noli » të f. Trebosh, fshat në të cilin bashkëjetoj me familjen time”

Se sa vepra dhe ne cfare tematike shtjellon ne to, ne vazhdim bashkebiseduasja jone Merita Isaki pohon se “Vepren time të parë « Ndjenja e realitet » e kam promovuar në Nëntor të vitit 2019, në prag të Festës së Kongresit të Manastirit-Ditës së Alfabetit. Veprën e dytë « Jeta është një dramë e vërtetë » e kam prezentuar të lexuesit e fjalës së bukur përmes faqes Sa kra.ch. « Apasionata » është vepra ime e tretë të cilin e promovova para disa ditësh në Sallën e Këshillit të Komunës së Tetovës, para lexuesëve të mijë dhe adhuresëve të fjalës së bukur.”

Shkrimtaraje  tre Merita Isaku: Ne veprat emia dominojne mesazhe adresuar kryesisht te rinjve dhe te rejave pe rnje eprspektive me te mire, relaizimine ëndrrave të tyre !

« Për mua është nder dhe kënaqësi të prezentohem edhe para lexuesve tuaj me veprën nder « Apasionata », vepër e cila në vete ngërthen poezi me tematikë sociale dhe erotike. Dhe titull më të përshtatshëm nuk besoj që do kishte për ta emërtuar, sepse vet emri e thotë dhe e shpjegon brendin e saj, poezi dhe vargje plot pasion vrull emocionesh si dhe ndjenjash të spikatura në laramni stinësh të gjendjes shpirterore. Me që krijimet e mia letare ngjallin pasion edhe te lexuesit e mi që edhe ato të krijonë e të botojnë veprat e tyre, edhe te kjo vepër një ndër qëllimiet e saja gjatë krijimit të poezive ishte pasioni për të nxit të tjerët që këtë vepër ta kenë model. Dhe nga këtu vetvetiu u pagëzua kjo vepër me emrin « Apasionata », veper kjo e cila dite me pare u përërua ne Tetovë. Fjalën e rastit e mbajti Daim Iljazi kryetari Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum.. » thote shkrimtrja e re Merita Isaki për gazetën zvicerane Le Canton27.ch duke folur për lexuesit e saj dhe tematiken qe perbledh ajo ne veprat e botuara.

Në vepër përmbledhë të gjitha ata krijime me ë cilat kam marrë pjesë në shumë konkurse poetike, e me të cilat jam shpërblyer edhe me çmime të ndryshme, po ashtu ka edhe poezi të me cilat jam prezentuar përpara lexuesëve në shumë aktivitete në disa qytete të Maqedonisë së Veriut. Ka edhe poezi të cilat jamë prezentuar dhe i kam lexuar në Shtëpinë e Kongresit të Manastirit dhe shumë qytete tjera.

Shkrimtaren tone  e pyetem për synimet dhe mesazhet ne librat e saj? Merita Isaki pdergjgijet se « sigurisht secili poet kur shkruan ka një synim, ka një qëllim të cilin e shpreh në vargjet e poezive në veçanti dhe e përgjithson në veprën e tij. Sa i përket mesazheve të mija në botimet e mia ato adresohen kryesisht rinisë. I ftoj të rinjët të realizojne ëndërat e tyre të punojnë me këmbngulësi e të jenë të sigurtë se një ditë do u plotësohen e do u realizohen çdo ëndër. Ëndrrat dhe qëllimet nuk kanë kufi, nuk kanë moshë dhe nëse punojnë në drejtim të realizimit të tyre sigurisht qe do ketë rezultat gjithmonë. Andaj mesazhi im për të rinjët është që të mos dorzohen kurr ndaj sfidave, pasi që vetë jeta në fakt është e tillë, të punojnë me veten dhe për veten e tyre, të investojnë kohëen në veten e tyre, të investojnë gjithçka për vetveten dhe të jenë të sigurtë që një ditë do të shkelqejnë si yje në skenat ku dëshirojnë të ngjiten. Do të doja që një ditë edhe veprat e mija të përktheheshin në Gjuhën gjermane qe edhe bashkëmoshanikët e mijë ti lexojnë krijimet tona dhe të kenë qasje në botën tonë, të kenë informata mi ne dhe kulturën tonë. »

Për fund bashkebiseduesja jone Merita Isaki për suskeset dhe botimet e veprave te saj sigurisht ka bashkepunuar me mësimdhënës, koleg apo shoqata e dashamiret e librit. Ajo lidhur me lete ka falemenderuar të gjithë ata që e kanë perkrahur dhe ndihmuar në rrugëtimin e saj ne krijimtarine letrare deri ne hedhjen ne drite te veprave te saj.

« Më lejoni të falemenderoj ata që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë vepër duke e bëre që « Apsionata » të del më e kompletuar para lexuesve të mi. Falemenderoj mësuesin tim, prof Muaxher Haruni, për redaktimin e veprës si dhe mbështetjen morale gjatë përpilimit të veprës. Është arsimtari im, prof. Muaxher Haruni, ai i cili më ka nxitur, më ka përkrahur, e me të cilin kam bashkpunuar që nga poezia e parë e imja e deri me sot, dhe shpresoj që do do jetë krah meje edhe në shumë krijime të mia në të ardhmën. Shfrytezoj rastin të falemenderoj publikisht z. Sabri Krasniqin për përkrahjen e tijë në publikimin e veprave të mija dhe bashkëmoshanikeve të mija nga Tetova dhe rrethina e sajë. Njekohesisht do falemenderoja edhe Shoqatat « Treboshi » dhe « Treboshi CH » për sponzorizimin e veprës si dhe mbështetjen morale të rinjve të fshatit tim. Falemenderoj Shoqatën e Shkrimtarëve « Oeneum » të Tetovës për përkrahjen morale që na japin neve krijuesëve të rinj, falemenderoj poeteshat Sadije Haliti e behare neziri të cilat janë për krah nesh gjithmonë kur kemi nevojë. Një falemenderim të veçantë do doja të bëja për familjen time, e cila është mbeshtetja ime më e madhe, duke më qëndruar pranë edhe në momentet sfiduese të jetës, faleminderit për mbeshtetjen e tyre, dhe shpresoj që të i kem bërë sado pak krenare me aritjet e mija… »

Derniers articles