0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Madame Ermira Lefort Artiste, sot edhe « Zonja e parë » e Republikës së Gjenevës

Gjenevë, 26 shtator -Është shkruar për Ermira Lefort Artiste-Pianiste Shqipëtare-Zvicerane, për koncerte, pjesmarrje në aktivitete kulturore, bashkpunime me zhanre të ndryshme artistike letrare, arte pamore dhe prononcimet e saj në mediat e shkruara e televizive, për kulturën, artin dhe prurjet e vlerat artistike, por dhe angazhime akademike, kauza shoqërore të diasporës në Zvicër e jo vetëm.

Por, kësaj radhe me vlerësim e kuriozitet deshta të merrja përshtypjet, ndjesinë, fjalën e saj si bashkëshortja Shqipëtare-Zvicerane e Presidentit të Republikës e Kantonit të Gjenevës, Z.Francois Lefort. Pra zonja Ermira Lefort per gjitha keto flet ekskluzive për gazeten zvicerane ne gjuhën shqipe « Le Canton27.ch »

« Është një moment që le gjurmë vlerësimi e mirënjohjeje, në rrugëtimin e angazhimin politik prej shumë vitesh të bashkëshortit tim, me kauzën ekologjike, impaktin në jetët njerzore e shoqërore të kësaj kauze, e që sigurisht gjithnjë e më shumë po implementohet në ekonomi e ambjentalizëm. Arritja deri në këtë post, nuk është vetëm procedurë votash, është një bashkësi kriteresh, kontributesh, hierarkie e shkallë përgjegjësish, për të ardhur deri këtu. Do theksuar se 3 mandate ishte deputet, anëtar byroje, zv.President e më pas President e gjithnjë me shumicën e votave nga elektorati e gjithë partitë përfaqësuese në parlament.. » thote ne fillim te bisedes artistja jone e njohur Ermira Lefort duke folur per bashkeshortin e saj Francois Leforte, president i Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.

Artistja Ermira Lefort krenare per shume cka ne Gjeneve: Të jetosh sot në Zvicer nuk eshte vetem fat, por edhe privilegj… »

Pyetjes se si u ndje gjatë ceremonisë për nder të marrjes së këtij fuksioni te larte znj.Lefort ne vazhdim thote « ishte një ceremoni me protokoll zyrtar, por me fjalime emocionuese, vlerësuese për kontribute e rrugëtimin politik të Francois, nga shefi protokollit Z.Steve Bernard, nga Kryetari i Bashkisë së Gjenevës Z.Sami Kanaan dhe nga Zv.Kryetarja Znj. Frederique Perler. Duke përmendur edhe punën, rezultatet sukseset e tij akademike shkencore, me impakt ekologjik sigurisht, ku shumë vendimarrje në komisione, meqë edhe konteksti e lejonm, bëhen me këtë aspekt. »

Se cfare don te thote një Shqiptare-Zvicerane në këtë atmosferë si bashkeshorte njeriur numer nje te shtetit e Gjenevës dhe me statusin si « Zonjë e parë » e Republikës në këtë kontekst?

Madame Ermira Lefort eshte pergjigjur se « për mua është thjesht një status protokollar, zyrar në evente politike që e respektoj dhe e vlersoj, por unë pikësëpari jam dhe do vazhdoj të jem, thjeshtë Ermira artiste, që më njohin, me angazhimet e kontributet e mija, me miqtë, kolegë e bashkpunëtorë, që i vlersoj shumë në Zvicer,e diasporën tonë mbarëshqipëtare. »

Buqeti me lule ne shenjë vlerësimi dhe rrespekti ndaj « zonjës se pare » te shtetit te Gjenevës

Sa verejtja ne kete evenement znj.Leforte juve ju ofruan buqeta me lule, në këtë ceremoni protokollare se e ndiet veten ne ketre rast? Ajo, duke buzëqeshur thotë « nuk e prisja deri sa znj.Perler filloi të zbriste shkallet e podiumit zyrtar.. Kur erdhi dhe më dhuroi buqetën me lule u emocionova, nga ky gjest elegant, me vëmendje e mesazh vlerësimi dhe rrespekti, që bashkëshortja ose në një rast ndryshe, bashkëshorti i një personi që angazhohet për shumë vite dhe kryen funksione në politikëbërje, ka mbështetjen, mirëkuptimin, për gjithë orët e punës, gjithë ngarkesën e obligimeve të bashkëshortes/it.. »

Që bashkëshortët e politikanëve janë kontribues në këtë rrugëtim, që plus profesionit të tyre respektiv, marrin përsipër në jetën e përditëshme edhe më shumë përgjegjësi në familje e me fëmijët… E pra kjo zonjë politikane, bashkëshorte e nënë, me këtë buqetë lulesh bashkë me duartrokitjet e të gjithë të ftuarve, më folën kaq shumë.

Si vazhdojnë planet në familjen tuaj? ishte kjo pyetja e fundit për bashkebiseduesen tonë Ermira Lefort e cila pergjigjet se « ne, si prindër të përkushtuar, me art, politikë, shkencë me miq e dashamirës që i vlerësojmë, që i duam dhe na duan. Pra, të jetosh sot në Zvicer nuk eshte vetem, fat, por edhe privilegj… » tha ne fund znj.Ermira Lefort për gazeten zvicerane ne gjuhën shqipe « Le Canton27.ch »

Derniers articles