3.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Kritika e mirëpret librin (“Ne syte e diellit”) e parë të Linda Shaqirit që sjell një freski dhe stil të ri në letrat shqipe

Intervistë me poeten e re Majlinda Zeqiri-Shaqiri nga Medvegja-Prishtina 

Pas nje pune me shume dashuri dhe perkushtim, doli ne drite libri i pare i poeteshes nga Lugina e Presheves, rrespektivisht nga Medvegja e (Maj) Linda Shaqirit te titulluar “Ne syte e diellit” botuar nga shtepia botuese “Lena Graphic”, njofton gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch”

 

Kritiken, librin e pare te Linda Shaqirin e kane vleresuar mire, me nota te larta, e cila ne librin e saj sjell nje freski dhe stil te re ne krijimtarin e letrave shqipe, ajo qe jio vetms shef por edhe ndjen dhe nuhat. Përmes vargut, autorja të jep pozitivitet dhe dashuri ndaj të bukurës, ndaj artit, ndaj dashurise matyres dhe  jetës dhe ndaj çdo gjëje që na rrethon.

Poezitë e këtij vëllimi poetik edhe pse i pare deshmon rrugëtimin e mbare poetik te saj, si thone moti i mire shifet ne mëngjes. Edhe mengjesi i poetes Shaqiri nisen mire, me vragje plot energji dhe forcën e bukurisë e cila buron nga vetë shpirti  dhe zemra e  autores, kanë aromën e vendlindjes, dashurinë për familjen e saj, për miqtë dhe për të gjithë ata me të cilët udhëton nëpër kohë me suksese dhe here here me sfida..

Autorja Linda Shaqiri këndshëm e portretizon figurën e njeriut, sidmos të femrës në veçanti me tërësinë e saj dhe vlerat pozitive e negative, por gjithashtu e vë edhe në fokus edhe rolin e saj që zë ajo ne fmilaje dhe asjshta saj, rolin dhe kontributin e saj në shoqëri.  Libri i posabotuar i Majldina Sahqirit me tiutll: Në sytë e diellit, është një libër i cili përmban mbi 100 poezi të ndara në 4 cikle varësisht tematikave të trajtuara në strukturën e tyre të brendshme. Tematikat e vargjeve qe te bien ne sy jane kreyeisht nga jeta sociale, lirika, atdhetarizmi dhe dashuria etj..Per gjitha keto tema je nga nje i prekm me poeten e re Majlinda Zeqiri-Shaqiri nga Medvegja-Prishtina ne intervisten dhene gazetes zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch”

Poetesha Linda Shaqiri: Jam mirenjohese familjes sime e cila mbeshteti ne vazhdimesi realizimin e kesaj enderre!
* Znj.Zeqiri, meqë jeni poete me origjine nga Medvegja ku jetoni dhe veproni ne Fushë Kosovë?

Majlinda Zeqiri-Shaqiri: Po, unë me shumë krenari prezantohem si Medvegjë pasi është vendi im ku e kalova një pjesë të fëmijërisë sime, është vendlindja e prindërve të mi, pra origjina ime.

Shkollën fillore mbarova atje në gjuhën serbe, të mesmen në Gjimnazin e përgjithshëm ‘’Hivzi Sulejmani’’ Fushë Kosovë, si dhe studimet e mia i kam të përfunduara në Universitetin e Prishtinës dhe jam me gradë Akademike Magjistër i Shkencave Filologjike.   Siç dihet rrethanat politike aso kohe na detyruan të shpërnguleshim në Kosovë, pra nga shtatori i vitit 1999 jetoj në Fushë Kosovë me familjen time.

* Kur keni filluar të merreni me shkrime, me poezi?  

Majlinda Zeqiri-Shaqiri:  Me poezi merrem nga fëmijëria, kam shkruar nga mosha 9 vjeçe poezi për fëmijë, tregime të shkurtra për fëmijë etj.

* Keni qenë pjesëmarrëse e Maratonës Ndërkombëtare e Poezisë 2020  International Poetry Marathon. Mund të na thoni me gjëresisht për aktivitetet e juaja, takime letrare, mirënjohje, dhe botimet e juaj ne shtypin periodik?

Majlinda Zeqiri-Shaqiri:  Po, siç e ceka me veprimtari letrare dhe artistike merrem nga fëmijëria, nuk jam ndal asnjëherë, poezia është ushqim shpirti. Po, isha pjesë e maratonës ndërkombëtare të poezisë. Vlerësoj se poezitë e mia gjatë maratonës janë pëlqyer shumë. Pos maratonës ndërkombëtare të poezisë, poezitë e mia janë botuar në shtypin e mediave në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, MedvegjëPreshevë, Suedi, Zvicër, Belgjikë etj.

Poezitë  dhe shkrimet janë publikuar në revista, gazeta  dhe portale të ndryshme ndër to është edhe Gazeta Rilindja, Prishtinë, Revista Mirdita të cilën  boton Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave Mirdita, Tiranë, Revista  Dituria, Boras-Suedi, Revista Gjurmë historike të cilën boton Lidhja e Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër,  Revista Alternativa, Gazeta letrare-Kanada, portali  dhe revista MedvegjaMedvegjë, portali Pirusti News, Tiranë/Shqipëri,  Agjensioni Floripress, Kosovë, etj.

Poezitë e mia gjithashtu janë pjesë e publikimeve Atunis,  data bazë që e njehson me autorët vendas dhe të huaj bashkëkohorë, Belgjikë. Poezitë e mia janë të përkthyera edhe në gjuhën suedeze të cilat janë  pjesë e Antologjisë Suedeze, në mesin  e poetëve të zgjedhur suedez dhe shqiptar, botuar në dhjetor 2020. Tani së fundi më është kërkuar të përkthej disa poezi edhe në gjuhën angleze për të qenë pjesë e një antologjie të shkrimtarëve më të njohur botëror.

* Ju jeni fituese e  disa çmimeve letrare, na tregoni pak rreth tyre?

Majlinda Zeqiri-Shaqiri: Krijimtaria ime letrar është vlerësuar mirë, shkrimet e mia janë cilësuar si të veçanta, kështu që nëpër konkurse dhe festivale të ndryshme letrare jam shpërblyer me disa çmime letrare siç janë

1. Çmimi i tretë në poezi, 2002, nivel komune
2. Diplomë për poezi me cilësi të lartë, Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave Mirdita, Tiranë, 2019
3. Finaliste në Festivalin  mbarëkombëtar ‘’Takimet e Poeteshave Shqiptare’’ edicioni 37 Vushtrri, 2019
4. Çmimi i Akademisë së Artit,  Shkencës dhe Letrave “Mirdita” Tiranë, nga konkursi mbarëkombëtar i poezisë “Viti i Fishtës 2020” 
5. Çmimi i tretë në festivalin Mbarëkombëtar ‘’Takimet e Poeteshave Shqiptare’’ edicioni 38 Vushtrri, 2020
6. Vlerësim me Trofeun e interpretimit më të bukur të Festivalit të Aktrimit, Rinisë të  kombit shqiptar 2020.
7. Libri i nderit, Akademia e Artit , Shkencës dhe Letrave, Mirdita, Tiranë 2020

Angazhime artistike:      

Moderatorë në manifestimet kulturore (2001-03) 

Anëtare në Kryesinë e Klubit Letrar ’’Naim Frashëri’’ ne Fushë Kosovë,  si dhe anëtare e Shoqërisë Kulturo Artistike ‘’Zëri i Kosovës’’ Fushë Kosovë 2001/03.                                                                                                                          

* Disa muaj më parë keni botuar librin e parë të titulluar : ”Në sytë e diellit”.Mund të na thondickame shumë rreth këtij libri, tematikat çfarë ngërthejnëne vargjet e juaj dhe  çfarë ju inspiron më së shumti?  

Majlinda Zeqiri-Shaqiri:  Libri im Në sytë e diellit, është një libër i cili përmban mbi 100 poezi të ndara në 4 cikle varësisht tematikave të trajtuara në strukturën e tyre të brendshme. Tematikat e vargjeve të mia janë jeta sociale, lirika, atdhetarizmi. Çdo gjë që më preokupon shndërrohet në një tematikë dhe ajo pastaj zbërthehet në varg me një mesazh për lexuesin. Kam shkruar shumë për jetimët, të varfëritë dhe jam munduar që përmes vargut të bëjë thirrje për të ndihmuar këtë shtresë të shoqërisë sonë, është diçka që mua më preokupon shumë. Gjithashtu atdhetarizmi është një tematik të cilës ia kam kushtuar një cikël poetik me titull syri i njom pikon, dhe aty kam paraqit përmes vargjeve dëshirën e madhe për një shqiptari të bashkuar. Pra, vlen të theksohet se e tërë materia e librit është përmbledh me një titull të përbashkët të  gjitha poezive si dhe është pasqyruar me një pikturë sureale nga vet unë, pikturë kjo e cila simbolizon dhe ngërthen vet titullin e librit Në sytë e diellitTë mos harroj të falënderoj edhe redaktorin tim të librit, Dan Ibrahimi një poet i njohur kosovar, shtëpinë botuese Lena Grafik për punën e tyre të mrekullueshme, si dhe financuesin e librit Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Komuna e Fushë Kosovës.

* Linda, meqë jeni nga Medvegja, por jetoni ne Fushë Kosovë,  thonë larg syve larg zemrës…SigurishMedvegjën nuk e keni harruar, besoj se Kosova Lindore zën vend në vragjet e juaja. Apo? 

Majlinda Zeqiri-Shaqiri:  Patjetër se po. Unë me mburrje them se jam nga Medvegja, dhe me mburrje prezantohem nëpër intervista të shumta edhe jashtë Kosove. Prandaj jam munduar që përmes kulturës, artit pra poezisë të pasqyroj ndjenjat e mia të atdhedashurisë, siç ia kam kushtuar një cikël poetik brenda librit. Edhe pse rrethanat jetësore më kanë larguar fizikisht nga atje, Medvegja mbetet çdo herë në zemrën time. Për ndryshe unë jetoj në Fushë Koasovë me familjen time, jam nënë e tre djemve. Përpos poezisë të cilën e kam për shpirti, jam pjesë e institucioneve të Kosovës, punoj në Ministrinë e Pushtetit Lokal tash e 10 vjet përvojë pune në MPL, mbaj pozitën e Zyrtares së Lartë për Promovim dhe Raportim të Transparencës në Komuna.

Krahas poezive, sigurishtë edhe punoni dhe jeni grua, nënën e kujdesshme që mbani familje. Si ia arrini te gjitha ketyre ?

Majlinda Zeqiri-Shaqiri: Po, jam nënë, bashkëshorte, amvise, mësuese, poete, zyrtare hahha …Kur ke dashuri dhe vullnet për punë,  me një përkushtim të madh duke mos u dorëzuar i arrin të gjitha me sukses. Unë jam shumë energjike, e dua punën e sidomos poezinë. Nuk ka gjë që nuk arrihet me punë, vullnet, përkushtim të sinqertë…

Derniers articles