14.8 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Ekspozite e piktorit Ramë Beqiri në Gjenevën nderkombëtare për të zhdukurit në Kosovë

Gjenevë, 21 maj -Ramë Beqiri është artisti i njohu i cili jeton dhe vepron qe prej vitesh në kantonin e Gjenevës. Ai njëkohësisht aktron në disa teatro  ne Zvcer dhe jashte. Piktori Beqiri ne muajin e ardhshëm do hap nje ekspozite personale ne Gjenevë për të zhdukurit në Kosovë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Artisti shqiptar Ramë Beqiri do të sjell për artëdashësit zviceran historinë e dhimbshme të Kosovës dhe plagën e hapur për të zhdukurit e luftës, përmes një ekspozite në Gjenevë.

Në kujtim të të zhdukurve të luftës së Kosovës” do te jetë motoja e ekspozitës që pritet të hapet me 12-20 qershor në shtëpinë e artit ,,Maison Grutli’’, në Gjenevë të Zvicrës ne kuader të festivalit nderkombëtar të filmit Fifog.

Pjesë e këtij festivali pritet të jetë edhe filmi shqiptar ,,I treturi’’,  me pas do pasoj edhe debati për këtë me pjesëmarrës  regjisorin  Arben Thaqi dhe njëri nga aktorët e filmit, Arben Muçaj, pjesë e te cilit festival Fifog është edhe artisti ynë Ramë Beqiri.

Beqiri, lidhur me kete eskpozite eshte  lumtur që është pjese qe disa vite me radhë e këtij eventi të rëndësishëm kulturo-artistik në Zvicër.

“Është viti i tretë që ne përfaqësohemi  në këtë festival. Këtë vit e bënë më të plotë ekspozita ime sepse është një temë te cilen me vite e kam sjell në mendjen time që të bëjë diçka për vendin tim, e posaçërisht për një temë shumë te ndjeshme që na ngulfate me vite… » ka thëne z.Beqiri

Dihet se në Gjeneve gjinden organizatat e ndryshme të të drejtave të njeriut  dhe kjo ekspozitë shpresojë që do të sensibilizoj me një mesazhe tek ndekrombëtaret qe te bejne me shume ne kete drejtim me te zhdukurit kosovar.

Derniers articles