-0.8 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Dardania, nuk ndalet..nga Gjeneva nderkombëtare në Kotor

Bernë, 25 qershor -Ramë Dardania, tashme nuk eshte nje emer i panjohur jo vetme për opinionin shqiptar por edeh ate zvceran jo vetem si piktor shqiptar nga Gjeneva por edhe nje  nga artistët më aktiv dhe te suksesesshëm të kohës, me shumë ekspozita e festivale kobmetare dhe nderkombëtare në shumë vende të botës, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Së fundmi (14 qershor) ai u prezentua me ekspozitën e tij, ku do ta shpalosë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në «Cinéma du Grütli», Gjenevë.

Këto ditë u përmbyll Festivali i Dritave në Kotor të Malit të Zi, i organizuar nga Ministria e Kulturës, ku pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe ishte edhe artisti ynë shqiptar. Në mesin e shumë artistëve të njohur ndërkombëtarë, Ramë Dardania ishte i pranishëm me punimet e tij të veçanta, duke sjellë një frymë të re në ambientin e bukur të Kotorit. Për këtë rast të veçantë, kemi pasur kënaqësinë të bisedojmë me të dhe të mësojmë më shumë rreth përvojës dhe artit të tij. Per te gjtha keto, gazeta zvicerane Le Canton27.ch sot ka zhvlluar ne interviste me piktorit dhe artistin tone te njour Ramë Dardania

* Ramë, faleminderit që na pranuat për këtë intervistë të shkurtër! Si ndiheni që ishit pjesë e Festivalit të Dritave në Kotor?

Ramë Dardania: Faleminderit juve për interesimin që gjithmonë e keni pasur me vite për vendin tonë dhe kombin tonë. Ndjehem shumë i nderuar dhe i emocionuar që isha pjesë e këtij festivali të mrekullueshëm. Kotor është një vend që gjithmonë më ka tërhequr me kulturën dhe traditat e tij, dhe të isha aty duke prezantuar artin tim, familjen time dhe vendin tim, është një ëndërr e realizuar.

* Çfarë frymëzimi keni marrë nga ambienti i këtij festivali për krijimet tuaja?

Ramë Dardania:Kotor ka një kombinim të mahnitshëm të kulturës dhe traditës, gjë që është shumë frymëzuese për një artist. Arkitektura, dritat dhe ngjyrat e këtij vendi janë pasqyrë e një historie të pasur dhe të një zhvillimi të shpejtë. Këto elemente janë reflektuar në punimet e mia, duke i dhënë atyre një dimension të ri dhe të freskët.

* Çfarë mund të na thoni rreth veprave që keni prezantuar në këtë festival?

Ramë Dardania: Kam sjellë një koleksion të veprave që pasqyrojnë lidhjen time me traditën dhe kulturën e vendit tim. Pikturat e mia përdorin një gamë të gjerë ngjyrash dhe teknikash për të kapur thelbin e vuajtjeve dhe ndjenjave që më kanë frymëzuar. Për këtë festival, kam bërë një përpjekje të veçantë për të inkorporuar elemente të kulturës dhe estetikës së personazheve, ku pjesë e kësaj ekspozite ishte edhe plisi, simboli ynë kombëtar.

* Si e shihni rolin e artit në ndërlidhjen e kulturave të ndryshme?

Ramë Dardania:*Arti është një gjuhë universale që tejkalon kufijtë dhe dallimet kulturore. Ai ka fuqinë të lidhë njerëzit dhe të krijojë mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Nëpërmjet artit, ne mund të ndajmë përvojat dhe historitë tona të trishta, duke ndërtuar ura të reja miqësie dhe bashkëpunimi. Ky festival është një shembull i shkëlqyer i kësaj, duke mbledhur artistë nga e gjithë bota për të ndarë dhe festuar krijimtarinë dhe diversitetin.

* Çfarë mesazhi do të donit të përcillni përmes pjesëmarrjes suaj në këtë festival?

Ramë Dardania: Mesazhi im është thjesht: arti dhe kultura janë forcat që na bashkojnë. Ne duhet të mbështesim diversitetin kulturor dhe krijimtarinë, duke u angazhuar dhe mësuar nga njëri-tjetri. Shpresoj që veprat e mia të sjellin një pjesë të vogël të Dardanisë në zemrën e Kotorit, pasi që është një qytet turistik, dhe të krijojnë një dialog të pasur dhe frymëzues për të bërë një paraqitje siç thashë më parë për veten time dhe vendin tim prej nga vi.

* Faleminderit shumë, Ramë, për këtë bisedë të këndshme. Ju urojmë shumë suksese në festival dhe në të ardhmen tuaj artistike..

Ramë Dardania: Faleminderit juve! Jam shumë mirënjohës për këtë mundësi dhe pres me padurim të ndaj artin tim me të gjithë.

Derniers articles