Bernë, 23 tetor -Në librin e posabotuar nga shtepia botuese « Grafotex » ne Kuamnovë te autorit Halim Hyda i cili jeton dhe vepron si diplomat dhe krijues ne Berne te Zvicres qe disa vite, bëhet fjalë për kulturën diplomatike në BE: Gjermani, Austri dhe me theks të vecant në Zvicër dhe zhvillimet politike ne ballkan ne raport me BE-ne, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Niveli dhe kultura e persanaliteteve politike në perendim. Më shumë për librin pasi të dalin nga shtypi, kurse tash do tju njoftojmë me biografinë e autorit, karrieren politike, angazhimet dhe mirënjohjet në vend dhe jasht. Kontributi në diaspor dhe donacionet e bërë në nivel të republikës për arsim, shëndetësi etjerë, si dhe në forma më të tjera direkt në institucionet arsimore të Kumanovës dhe Likovës.
Ajo që po ashtu mësojmë përmes këtij libri është fakti se 2,6 e banorëve të Zvicrës e flasin gjuhën shqipe
Libri i diplomatit shqiptar nga Maqedonia prej 139 faqesh, autori Halim Hyda me titullin domethënës “Përtej valixhesdiplomatike” e sfidon lexuesin me hamendje para se ta lexoj atë. Secili lexues mund të pres kujtim ose autobiografi të autorit nga një titull i tillë.
« Por, kjo është një parandjenjë që revidohet përgjatë leximit të librit.Diplomati Hyda lëvizë nëpër tema politikologjike, sociologjike, pedagogjike dhe diplomatike gjatë shkrimit të këtij libri. Kjo lëvizje ndodh natyrshëm, pa një prerje të qartë mes temave.
Duket që biografia e tij jetësore dhe profesionale prej pedagogu, veprimtari politik dhe diplomati e kanë ravijëzuar një ndër veprim të tillë tematik. Kështu Halim Hyda e fillon librin e tij me një përshkrim të gjendjes politike, sociale dhe kulturore në Zvicër.
Ai dëshiron që publikut shqiptar t’i ofrojë modelinmodest zviceran, ku në “shtetin me të ardhura më të larta në botëpër kokë banori, ministri nuk posedon vozitȅs, grup të truprojës, udhëton me tren dhe pa përcjellje gjithkah…” , ka shkruar në parathenien e lbrit Prof. Dr. Sabri Kiçmari.
Një pjesë e rëndësishme e librit i kushtohet ndikimit rus në rajon, me theks të veçantë në Maqedoni. Kureshte fjal ketu, autori konstaton se “autoritarizmi dhe nacionalizmi i Gruevskit lejuan që Rusia të ishte një nga mbështetësit kryesorë të regjimit të tij.”
Duke cituar Projektin mbi Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) Hyda e njofton lexuesin me “një sërë dokumentesh të inteligjencës që vërtetonin se spiunët dhe diplomatët rusë ishin përfshirë në një përpjekje gati dhjetëvjeçare për të përhapur propagandë dhe nxitur e mospajtimet në Maqedoni, si pjesë e përpjekjeve rajonale për të parandaluar anëtarësimin e vendevetë Ballkanit në NATO dhe BE.
Sipas Halim Hydes mediat zvicerane “gjithnjë e më përtjes valixhes diplomatike rrallë shkruajnë për shqiptarët keqbërës, e gjithnjë e më dendur shkruajnë për arkitektë, mjekë, bankierë, gastronomë të suksesshëm shqiptarë.” Kjo situatë duhet shfrytëzuar përpërmirësimin edhe më tej të imazhit të shqiptarit. Investimi në arësim dhe në mësimin e gjuhës shqipe nga të tri qeveritë, e Shqipërisë, e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut, është imanente në këtë drejtim.
Në lidhje me edukimin autori i kushton rëndësi edukimit të brezave të rinj në akord me zhvillimet bashkëkohore, përderisa në lidhje me edukiminmediatik ai konstaton se është e një rëndësie të veçantë “aftësiapër të aksesuar, analizuar, vlerësuar dhe prodhuar mesazhe në forma të ndryshme të komunikimit.”
Diplomatin Halim Hyda është shquar për angazhim profesional në aktivitetet diplomatike në mbrojtje të interesave të vendit të tij, bashkëpunues dhe mik i afërt me diplomatët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, i sinçertë njerëzisht dhe i përkushtuarkombëtarisht në aktivitetet me karakter kombëtar. Në mesin e shumë veprave të dobishme që ka bërë z.Halim Hyda hyn edhe ky libër.
Kush është Halim Hyda?
Halim Hyda i përket brezit të parë të diplomatëve shqiptarë, të cilët hynë në shërbimin e jashtëm pas viteve 90-ta dhe me fillimin e pluralizmit dhe demokracis në vend.
Në diplomaci, Halim Hyda vinte pas një karriere të gjatë pedagogjike por mbi të gjitha pas një karriere të bujshme politike, duke qenë protagonist i drejtpërdrejt i të gjitha organizimeve politike dhe demoktratike në vend duke ushtruar funksione të ndryshme politike, si në nivel komunal gjithashtu edhe në nivel Republikan.
Gjatë studimeve universitare dhe pasuniversitare, Halim Hyda, angazhimin akademik e fokusoi edhe në mësimin e gjuhëve të huaja, vecanërisht asaj gjermane, e që kjo më vonë i krijoi përparësi që brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të jetë në Drejtorin Politike Bilaterale me kompetenc për shtetet: Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Në kohën kur shqiptarët kishin më tepër se kurrë nevojë për mbështetje diplomatike në botën perëndimore, Halim Hyda, u gjend në krye të detyrës si Konsul i Republikës së Maqedonisë në Bern te Zvicrës gjatë viteve 1998-2002.
Siç do të provohej ndër vite, Halim Hyda e kishte marrë veç se “pasaportën e një diplomati të besuar”, duke vazhduar të ngelet urë lidhëse shumë e rëndësishme mes shtetit dhe vendeve gjermanisht folëse. Kjo u dëshmua më së miri gjatë krizës politike në vend në vitet 2006-2008, ku kontributi i Halim Hydës ishte lidhja kryesore mes liderëve politik shqiptar në vend dhe ambasadorëve të vendeve në fjalë për tejkalimin e ngërcit politik.
Halim Hyda karrierën e rradhës diplomatike do ta vazhdonte në Viennë të Austrisë dhe Bratislavë të Sllovakisë nga viti 2010-2014 në pozitën e zëvendës ambasadorit, ku gjurmët dhe frutet e punës së tij akoma janë të dukshme dhe frytëdhënëse.
Pas vitit 2014, për përgatitjen profesionale do të kalojë edhe në Ministrin e Puneve te Jashtme të Gjermanisë në Berlin, Bruksel dhe Viennë.
Në vitin 2018, Halim Hyda u emërua në misionin e ri diplomatik, u.d Ambasador në Bern të Zvicrës, detyrë që e kreu me shumë sukses dhe lëvdata.
Aktualisht, Halim Hyda është diplomat po në Bern të Zvicrës në pozitën e zv/Ambasadorit.
Halim Hyda, ka gjthsej 11 tituj shkencor si në pedagogji, psikologji dhe diplomaci dhe mbi 300 punime të publikuara në konferenca të ndryshme shkencore në nivel vendi dhe atë ndërkombëtare .
Veprat e Halim Hydes janë:
-Roli i familjes në ngritjen e brezave të ri;
-Edukimi në adoleshencë;
-Mësimi interaktiv; etjerë;
-Diplomacia dhe kultura politike e munguar;
-Përtej Valixhes diplomatike, është vepra më e re e autorit