2.2 C
Berne
lundi 23/12/2024

Shqiprim Arifi në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në Spitalin e Nishit

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa është shturuar në Spitalin e Nishit.

Ndërsa, Arifi ka bërë edhe apel për qytetarët që të kenë kujdes, ta ruajnë vetën dhe familjen.

Ky është postimi i tij:

Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës

Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.

Ju përshëndes të gjithëve.
Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen

Derniers articles