Bruksel, 12 shkurt -Policia belge ka zbuluar një rrjet trafiku kanabisi të organizuar nga shqiptarë që merrnin me qira banesa luksoze me identitete të rreme për të strehuar plantacionet e tyre, njoftoi sot prokuroria e Brukselit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar Minisitrise Publike belge.
Zbulohet rrjeti shqiptar i trafikut të kanabisit në Belgjikë
Gjithsej 21 kontrolle janë kryer nga data 28 deri më 30 janar në të gjithë vendin, duke rezultuar në arrestimin e 19 të dyshuarve.
“Ne kemi ekspozuar plotësisht rrjetin kriminal shqiptar aktiv në territorin e Belgjikës”, deklaroi prokuroria, transmeton Beta.
Gjatë kontrollit, hetuesit zbuluan rreth 8,000 bimë kanabisi, ekuivalente me një korrje vjetore prej më shumë se një ton dhe me një vlerë tregu prej « rreth 4.2 milionë euro ».
Të paktën 13 prona u përdorën për mirëmbajtjen e këtij aktiviteti, « zakonisht të vendosura në zona banimi të njohura, me një qira mujore të vlerësuar midis 1700 dhe 2600 euro, » shtoi prokuroria.
Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, kontratat e qirasë janë lidhur me dokumente personale false për të mashtruar pronarët për qëllimin e dhënies me qira të lokalit.