Bernë, 19 dhejtor -Siç raportojnë mediat gjermane, një familje nga Serbia me katër anëtarë nga Novi Pazari ka tentuar të vjedhë mallra në vlerë prej rreth 360 euro nga një parfumeri. Bëhet fjalë për një çift të martuar, vajzën e tyre të rritur dhe një fëmijë shtatë vjeçar, njfton gazeta zvcierane ne shqip Le Canton27.ch
Grabitën një parfumeri, më pas sulmuan sigurimin
Një familje nga Serbia anëtarët e së cilës janë nga mosha 7 deri në 47 vjeç, u arrestua në Gjermani me dyshimin për grabitjen e një parfumerie në qendër të Shtutgartit, në rrugën e famshme tregtare Königstraße.
Anëtarët e familjes dyshohet se kanë marrë disa parfume nga raftet dhe i kanë fshehur në xhepat e xhaketës, por janë ndaluar nga një roje sigurie teksa po dilnin nga dyqani. Shumë shpejt situata është përshkallëzuar kur çifti i martuar dhe vajza e tyre kanë nisur të godasin me grushte rojen e sigurisë, duke e plagosur në zonën e këmbës. Me ndihmën e punonjësve dhe klientëve, roja i sigurisë ka arritur t’i ndalojë të dyshuarit deri në mbërritjen e policisë.
Me të mbërritur në vendngjarje, policia gjermane ka kontrolluar dhe ka gjetur mallin e vjedhur.
– Burri (47), gruaja e tij (45) dhe vajza (23) janë arrestuar menjëherë, ndërsa djali shtatëvjeçar është transferuar në një institucion rinor – transmeton portali gjerman.
Me kërkesë të prokurorit publik, familjarët e moshës madhore janë sjellë para gjykatësit, i cili ua ka caktuar masën e paraburgimit dhe i ka dërguar në institucionin korrektues në pritje të procedurës së mëtutjeshme.