-0.5 C
Berne
jeudi 21/11/2024

15-vjetori i Pavarësisë ne ambasaden e Kosovës në Berlin. Atmosfere festive me ministren Gërvalla me mysafire shqiptarë dhe gjermanë

Pallati Mbretëror Schlos Scharlotenburg sonte u shëndërru në Odë Shqiptare për të ftuarit e ambasadorit të Kosovës Dr.Faruk Ajeti 

Shkruan: Hajriz MAMAJ

Berlin 

 Pallati i stilit barok i ndërtuar në shekullin e XVII e i zgjeruar  në shekullin XVIII mbrëmë ishte i shendrruar në Odën shqiptare për ti pritur miqt e   shqiptarëve  në 15 vjetorin e Shpalljeas së Paqvarësisë së Kosovës. Ambasadori i Republikës së Kosojvës në Berlin Dr. Faruk Ajeti për festën e pavarësisë kishte zgjedhë Pallatin Sophie Sharlote një pallat që mbreti Fridrich I  në Prusi e ndertoi për nder të gruas së tij e cila vdiq në vitin 1705, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Open photo

Ambasadori Ajeti me plotë krenari këtë pallat e kishte shëndërruar  në ambient të “Odës shqiptare” dhe sipas zakonit priste me dhjetra musafirë që kishin vendosë të ndajnë kënaqësinë për të festuar me shqiptarët 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Që në hyrje të sallës vërehej një atmosferë festive dhe pritjen në radhë  për të uruar ambasadorin Ajeti  dhe përsonelin e ambasadës të cilët shpërndanin dashuri dhe miqësi nga të katër anët e sallës ,secili në rolin e vet që tju  flisnin për Kosovën dhe arritjet e saja. 

Vëllezërit Shoshi,Rexhë Dobrunaj, Musa Tolaj në bashkëbisedim me zonjën Gërvalla MPJ

Tashmë salla  është  e përmbushur me të ftuar. Në mes të sallës flamuri i Kosovës dhe ai Gjerman sikur i përshendetnin të pranishmit dhe i uronin mirëseardhje. Me intonimin e Hymnit të Kosovës dhe atij Gjrman fillon edhe shënimi festës së pavarësisë në 15 vjetorin e shpalljes së saj . Me një paraqitje brilante në një gjermanishte të rrjedhshme  zonja Shtrojere Zogaj,sekretare e dytë në ambasadën e Kosovës e ftonë në foltore ambasadorin e Republikës së Kosovës Dr. Faruk Ajetin për një fjalë përshendetëse për të ftuarit në festë. Me një buzëqeshje që i jepë sharmin dashamirës për të ftuarit zotëri Ajeti e nisë përshendetjen me plotë krenari me “Mirëmbrëma dhe mirë se erdhet në kremtën tonë në 15 vjetorin e saj” për të vazhduar në Gjuhën gjermane me plotë siguri në të folur dhe në atë për të cilën do ju fliste musafirëve të ftuar. 

Open photo

Zonja dhe zotërinj, dashamirë dhe miq të shqiptarëve,të nderuar bashkatdhetar të mi. Kam kënaqësinë që sonte në këtë 15 vjetor të sjellë tek ju përshendetjet e të gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe diasporës shqiptare në këtë ditë feste e cila në saje të ndihmës tuaj dhe që shumica prej jush që jeni sonte këtu keni  qenë edhe themelues të shteti tonë 15 vjet më parë. Me këtë rast përfitoj nga rasti të përshendes MPJ të Kosovës zonjën Donika Gërvalla  Schwartz e cila sonte është me ne në këtë përvjetor festiv. Me lejoni që mirëseardhje ti uroj edhe zotëri Mathias Littenberg,ambasador dhe përfaqësues i MPJ për Evropën Lindore,Mike Schubert,kryetar i Qytetit të Potsdamit,Cem Ozdemir,minister Federal i Bujqësis,zotëri Mirdita,ambasador i parë në Gjermani i Kosovës.

Kastriot Tusha në mesin e të ftuarve në festë

Përshendes edhe të gjithë bashkëatdhetarët e mi të cilët sot e madhështojnë festën me prezencën e tyre. Në fajalën e tij ambasadori Ajeti u ndalë edhe në arritjet e Kosovës dhe peripetit e saja  gjatë periudhav të saja 15 vjeçare. Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe zonja Donika Gervalla Schwartz MPJ të Kosovës e cila kishte ardhë nergut në këtë natë festive në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e saj  zonja Gërvalla falenderoj të gjithë të pranishmit që kanë ndarë kohën të jenë sonte në festën tonë.

Open photo

Duke shpalos arritjet e Kosovës në këtë periudhë 15 vjeçare zonja Gërvalla Schwartz falenderoi  të gjithë ata bashkudhëtar të Pavarësisë së Kosovës të cilët u kyqen menjëherë pas luftës në themelimin e institucioneve demokratike në Kosovë. Zonja Gërvalla Schwartz të pranishmit i njoftoj edhe për sukseset e Qeverisë Kurti e cila me plotë skukses po punon në zhdukjen e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo foli edhe për takimin e fundit në Bruksel në mes të Kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë Alexander Vucic. Në këtë mbrëmje festive të pranishmit i përshendetën edhe zotëri Mathias Littenberg,ambasador dhe përfaqësues i MPJ për Evropën Lindore dhe Mike Schubert,kryetar i Qytetit të Potsdamit. 

Të ftuarit në nderim të Hymnit të flamurit

Pas cermonisë zyrtare , ambasadori Dr. Faruk Ajeti ftoj të pranishmit në darkën e shtruar për të ftuarit që këtë herë musaffirët kishin mundësi të sherbehen në mënyr shumë profesionale me lloj lloj ushqimesh dhe ëmblsira që ishin përgaditur nergut për festë. Festa e pavarësisë për shqiptarët paraqet edhe një moment takimi për tu bërë bashkë në festë dhe shkëmbim përvojash në fusha të caktuara jo vetëm në mes të shqiptarëve por edhe musafirëve të tjerë të nacionaliteteve të ndryshme dhe atyre gjerman që këtë herë organizatori kishte bërë një përzgjedhje shumë të mirë. Ishte kënaqësi të takosh njerëz të profesioneve të ndryshme të ardhur nga shumë vende të Gjermanisë për tu bërë bashkë në fetën e Paqvarësisë së Kosovës.  

Open photo

Për një organizim kaq të mirë dhe të suksesshëm duhet përgëzuar vet ambasadorin Ajeti,përsoneline ambasadës të cilët ishin vërtetë të angazhuar dhe të përkushtuar që musafirët të ndihen sa më mirë siç e kanë zakon shqiptarët ta presin mikun në konak. 

Jeton Pireva në bisedë me të ftuari në bashkëbisedim, përfaqësues i konzullatës

Këtu dua të përgëzoj  zonjën Valeza  Oruqi , minister këshilltare , Strojerë Zogaj,  sekretare e dytë ,Besim Kadriu, asistent dhe këshilltar në ambasadë si dhe Jeton Pireva dhe Kymete Luma përfaqësues të konzullatës në Berlin. Ky ekip në krye me ambasadorin Ajeti tregoi se mikpritja shqiptare hapi zemrën për të gjithë që kishin ardhuir për urim në 15 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës.Në ndarje takova dhe morra përshtypjet e disa musafirëve: Michael Schmuk,ambasadori i par në Kosovë nga Gjermania. Unë e njohë dhe e kam përjetuar mikëpritjen shqiptare që nga ditët e para të çlirimit tuaj.

Tani në 15 vjetorin e festës  tuaj ndihem si në ditën e parë kur jam njohur me Kosovën dhe shqiptarët fill pac çlirimit. Unë i gëzohem festës tuaj dhe sa herë që më ftoni unë jam me ju dhe popullin tuaj. Urime dhe suksese të reja. Kastriot Tusha ,tenori më i mirë shqiptar.Jam shumë i lumtur që sonte jam në mesin e bashkëatdhetarëve të mij dhe musafirëve të popullit tonë që me prezencën e tyre i gëzohen lirisë së Kosovës.

Open photo

Arif Molliqaj,shkrimtar: Jam krenar që sonte jam në festë.Ky numër kaq i madh musafirësh të zhanreve të ndryshme tregon se sonte po dominojnë biseda nga fusha të të gjitha fushave.Po me vjen mirë që ambasadori Ajeti paska bërë një zgjedhje të shkelqyeshme të musafirëve. Në këtë mbëmje kishte edhe shumë emra që për sukseset e tyre i bien në sy musafirëve të pranishëm si Lazim Destani,Luan Krasniqi, Rexhë Dobrunaj,Musë Tolaj Man Pireci, Remzi Ejupi,Afërdita Suka.Dr. Fahri Beqe e shumë personalitete të shumta të të shkencës,artit dhe kulturës së shqiptarëve mërgimtarë.  

Kymete Luma në bisedë me musafirët, përfaqësuese e konzullatës së Kosovës

Që musafirët të ndihen sa më mirë gjatë darkës organizatori kishte siguruar edhe muzikë të lehtë që në skenë e sollën Agona Shporta,vokaliste dhe  Tringa Sadiku me gitar. 

Open photo

Dr.Faruk Ajeti në bisedë me gazetarin Hajriz Mamaj

Derniers articles