13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

BE mund ta «shpërblenë» Serbine me 1.630 milionë euro nëse bën reforma. Por, Serbia jo anetare e BE-së para vitit 2030

Bruksel, 31 gusht -Bashkimi Evropian  po mbolizohet te ndyrsshoje me pare apo pa apre Ballkanin Perëndimor, duke i kushtëzuar me reforma, qe ndokush mund t’i kuptoje si shtazhe, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch  

Ballkani Perëndimor përfshin Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë.

Për të marrë pagesat, vendet do të duhet të nisin reformat që do ta afrojnë rajonin me Bashkimin Evropian, një hap i rëndësishëm, drejt anëtarësimit të ardhshëm.

Komisioni Evropian deklaroi së fundmi se mbështetja financiare do të varet nga zbatimi i suksesshëm i reformave të pritshme. Parafinancimi është planifikuar deri në fund të vitit 2024. Por, Serbia, sipas presidentit e saj,  nuk do të jetë në gjendje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2028.

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch raporton se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka bërë këtë deklaratë në një konferencë në Pragë. “Një nga vendet e Ballkanit mund të bëhet anëtar i BE-së, por kjo nuk do të ndodhë më herët se 2030. Ky është mendimi im personal”, tha Vuçiq.

Ndryshe, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën, tha për Le Canton27.ch  zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

« Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë: Nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë ndihma e as progres në negociatat e anëtarësimit.madje mujd te tek ndoshta edhe ndeshkime per ata vende qe nuk zbatojne marrëveshjet dhe provojne destablietin e rajonit ”, shtoi ai.

Nga gjashtë miliardë euro të planifikuara, dy do të derdhen drejtpërdrejt në buxhetet e vendit, ndërsa katër do të jenë kredi. Sipas vlerësimeve, ende jozyrtare, Serbia mund të marrë 1.630 milionë euro.

Këto reforma ndahen në dy kategori, sasiore dhe cilësore, të cilat do të shërbejnë si kushte për pagesat dhe çdo fazë do të shoqërohet me një afat për zbatim.

Fondet e duhura do të lirohen dy herë në vit, në bazë të kërkesës së marrësit të këtyre fondeve dhe verifikimit nga Komisioni, në varësi të tre grupeve të kushteve.

Kushtet e kërkuara janë, ndër të tjera, ato që kërkohen gjithmonë nga kandidatët, përkatësisht respektimi i mekanizmave demokratikë, pra një parlament shumëpartiak, zgjedhje të lira dhe të ndershme, pluralizëm mediatik, një sistem gjyqësor i pavarur, shtet i së drejtës. Beogradi dhe Prishtina kanë edhe një kusht shtesë: normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

 

Derniers articles