Annecy, 18 qershor -Forcat e rendit ne Fracne kane arrestuar tetë shtetas shqiptarë të përfshirë në një rrjet të shitjes së lëndëve narkotike, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga prokurorja publike.
Line Bonnet nga prokurorja publike e Annecy mesojme se polcia kishte arrestuar tetë shtetas shqiptarë të përfshirë në një rrjet të shitjes së narkotikëve në zonën e Annecy, falë ndërhyrja e 60 xhandarëve.
Çështja u zgjidh pas një hetimi disa mujor. Këto arrestime u kryen në kuadër të një hetimi gjyqësor të hapur më 27 tetor 2021 nga prokuroria e Annecy.
Sipas prokurorit, gjatë kontrollit u sekuestruan 17 mijë euro cash, një kilogram heroinë, 150 gramë kokainë, produkt prerës dhe katër automjete.
8 personat e arrestuar janë sjellë para gjyqtarit hetues dhe akuzohen për “trafik droge dhe pjesëmarrje në bashkim kriminal me qëllim përgatitjen e veprës penale, e dënueshme me 10 vite burg”. Ata të gjithë u lanë në paraburgim dhe u burgosën.