-0.2 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Zvicra – Serbia (1-1). Futbollistët serbë fizkisht ne Cyrih, por me këmbë luanin kundër Kosovës dhe shqiptarëve siq deshmuan huliganet serbe me parrulla raciste dhe fashiste

Cyrih, 15  nentor -Sot ne mbrëma në Zurich ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë përfundoi 1:1. Zeki Amdouni kaloi në epërsi Zvicrën në minutën e 78-të me supergol. Ndërkohë për Serbinë shënoi Aleksa Terziq në minutën e 88-të, pas një kundërsulmi, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Granit Xhaka e udhëhoqi si kapiten Zvicrën. U ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa kishte një moment tensioni me lojtarët e Serbisë. Andi Zeqiri u aktivizua në pjesën e dytë.

Serbia humbi penallti po ashtu. Një xhiro para fundit, Zvicra i ka vetëm dy pikë dhe është e fundit në grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Ka pasur thirrje anti-Kosovë nga huliganët serbë në ndeshjen në Zurich. Po ashtu është shfaqur flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës.

Futbollistët serbë mbrem ishin fizkisht ne Cyrih, por me këmbë luanin kundër Kosovës dhe shqiptarëve siq deshmuan huliganet serbe me parrulla raciste dhe fashiste, raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duek shtuar se UEFA dhe Zvicra duhet te marrin masa te rrepta duke ndeshkuar Serbine me sjelljet e huliganeve serbe ndaj Kosoves te cilet fyen Zvicren dhe futbollistet e NATI-t.

Ne Cyrih serbet e shfrytëzuan Zvcrën dhe fushen e gjelbert per te shprehurn mllefin e humbjes se Kosovës, te cilet me shume bene politike se sa loje, ka raportuar Le Canton27.ch

Në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve, Zvicra zbret për herë të parë nga liga më e mirë. Kombëtarja pranoi golin e barazimit vonë në barazimin 1-1 ndaj Serbisë.

E zbritur nga kategoria, Zvicra duhet të vërë në dyshim veten
Skuadra zvicerane tani e tutje do të luajë në Ligën e Kombeve B. Ajo nuk ka mundur të fitojë në Cyrih ndaj serbëve (1-1).

Zeki Amdouni u shkaktoi shumë telashe serbëve, ai hapi rezultatin, por më pas Zvicra humbi duke pranuar golin e barazimit.

Goli i Amdounit, ai i Terziqit si kundërpërgjigje për barazimin 1-1 ndaj Serbisë.
Zvicra tashmë ka rënë në Ligën B të Kombeve edhe para ndeshjes së fundit në Spanjë, të hënën në Tenerife.

Në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve, Zvicra zbret për herë të parë nga liga më e mirë. Kombëtarja pranoi golin e barazimit vonë në barazimin 1-1 ndaj Serbisë.

Në minutën e 88-të, serbi Aleksa Terzic vulosi rënien e parë të kombëtares zvicerane në historinë e Ligës së Kombeve. Barazimi i tij për të bërë rezultatin 1-1 do të thotë se skuadra e Murat Yakin nuk është më në gjendje të luajë për rënie në Spanjë të hënën. Terziç nuk duhej të ishte më në fushë.

Të hënën, Zvicra luan ndaj Spanjës në Tenerife, ndërsa Serbia e pret Danimarkën.

 

 

 

Derniers articles