4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Berna: Zvicra nuk do kërkojë ekstradimin të dyshuarit për vrasjen e 27-vjeçares argjentinase, do të gjykohet në Kosovë

Bernë, 4 gusht – Siç kemi raportuar, të martën e fundit në orët e hershme të mëngjesit (01:59) në Fushë Kosovë është vrarë një grua e re argjentinase, që më pas policia kosovare ka arrestuar edhe një mashkull (32) që dyshohet të jetë autor i këtij krimi. Mësohet se autori i krimit është një kosovar (E.N) me pasaportë zvicerane që dyshohet se hodhi nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit 27-vjeçaren nga Argjentina, ka raportuar gazeta zvicerane “Le Canton27.ch.”

Ky rast nga Policia e Kosovës është cilësuar si vrasje, nga ana e një shtetasi zviceran. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N, i dyshuar për veprën penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gazeta “Le Canton27.ch ka kontaktuar autoritetet zvicerane, ku këta të fundit kanë njoftuar se i dyshuari do të gjykohet në Kosovë.

“Meqë vepra është kryer në Kosovë, prandaj nuk shoh asnjë arsye për një ekstradim në Zvicër, pa marrë parasysh se ai posedon pasaportë zvicerane…”, ka deklaruar për gazetën zvicerane “Le Canton27.ch” z. Raphael Frei, zyrtar për informacion nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (DFJP) në Bernë.

Sipas policisë zvicerane, autori i krimit edhe sikur të ikte nga Kosova në Zvicër, autoritetet kosovare nga Prishtina do të kërkonin ekstradimin e personit në fjalë nga Zvicra në Kosovë.

 

 

Derniers articles