14.8 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Bernë, Zvicra nuk ndalet. Ven sanksione te reja kundër Rusisë duke ndaluar importin e diamanteve

Bernë, 1 shkrut -Zvicra do të ndalojë importin e diamanteve ruse në përputhje me raundin e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian, si pjesë e ndëshkimit të Moskës për sulmin e saj ndaj Ukrainës, njoftoi sot qeveria zvicerane, njofton nga Berna gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Vendet e G7 dhe Bashkimi Evropian më në fund ranë dakord të ndalojnë importin e diamanteve ruse jo-industriale nga fillimi i vitit 2024. Kjo masë, e cila është pjesë e paketës së dymbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, është objekt debatesh shumë të gjalla në Evropë.

Këshilli Federal zgjeron sanksionet kundër Rusisë Blerja dhe importi i diamanteve ruse do të ndalohet gradualisht, si dhe hekuri i derrit ose gazi i lëngshëm i propanit, njoftoi gazeta Le canton27.ch duke ju rferuar burimeve nga qeveria helevtike ne Bernë.

Zvicra po ndërmerr sanksione të reja kundër Rusisë, njoftoi të mërkurën Këshilli Federal. Këto hyjnë në fuqi të enjten dhe përsërisin vendimet e marra në fund të dhjetorit nga Bashkimi Evropian (BE) Blerja dhe importi i diamanteve ruse do të ndalohet gradualisht për të privuar Rusinë nga ky burim i rëndësishëm të ardhurash.

Zvicra gjithashtu sanksionoi 147 individë dhe kompani të tjera, duke e çuar totalin në 1,422 individë dhe 291 organizata.

Berna ke rëne dakord të miratojë raundin e 12-të të sanksioneve, të cilat Bashkimi Evropian i zbatoi në dhjetor, dhe ndër këto masa është ndalimi me faza për blerjen dhe importin e diamanteve ruse.

“Kështu Zvicra i bashkohet masave të dakorduara në samitin e Grupit 7 më 6 dhjetor 2023, të cilat do ta privonin Rusinë nga ky burim i rëndësishëm të ardhurash”, thuhet në deklaratën e qeverisë, qe percjelle Le Canton27.ch

Agjencia britanike thekson se do të vendosen ndalime edhe për importin e mallrave të tjera që i sjellin Rusisë të ardhura, duke përfshirë hekurin e derrit dhe gazin e lëngshëm të naftës, si dhe në listë është shtuar eksporti i baterive të litiumit, motorëve të dronëve, veglave makinerike dhe pjesëve.

 

Derniers articles