0.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Zvicra dhe Austria të kënaqura me ndihmën e tyre të ndërsjellë gjatë krizës

Bernë, 18 shtator -Presidentja Federale Simonetta Sommaruga priti Kancelarin austriak Sebastian Kurz në një vizitë zyrtare të Premten në Bern. Të dy vendet mirëpritën bashkëpunimin e tyre gjatë krizës së koronavirusit, njofotn gazeta zvicerane në gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

Kurz ne Benrë: Austri dhe Zvicra jane si moter e vëlla! 

Ishte një diskutim i hapur, thanë Simonetta Sommaruga dhe Sebastian Kurz në konferencën për shtyp pas takimit. Përveç menaxhimit të çështjeve pandemike, klimatike dhe mjedisore, politika evropiane dhe çështjet ndërkombëtare ishin në menunë e vizitës, tha të Premten Departamenti Federal i Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikimit ( DETEC) në një njoftim për shtyp.

Zvicra dhe Austria mirëpritën marrëdhëniet e tyre të mira, të cilat bënë të mundur në veçanti riatdhesimin e shtetasve të tyre përkatës të bllokuar në pranverë, tha Presidenti i Konfederatës. Cilësia e këtij bashkëpunimi gjatë krizës shëndetësore është « një ogur i mirë për kërkimin e zgjidhjeve pragmatike në marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian », nënvizoi delegacioni zviceran në njoftimin për shtyp.

Simonetta Sommaruga dhe Sebastian Kurz kanë rënë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër Covid-19. Ata shtuan se do të siguronin që të mos ketë kufizime në zonat kufitare, në mënyrë që të mos prekin popullsinë dhe ekonominë.

Kurz i kënaqur me marrëveshjen e Washingtonit, kërkon zbatim të saj

Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka vlerësuar lartë marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa i ka përgëzuar liderët e Kosovës dhe Serbisë për gatishmërinë e bashkëpunimit, nga i cili sipas tij përfitojnë të gjitha shtetet e rajonit.

Shefi i qeverisë vjeneze, këto komente i bëri në pyetjen e gazetarit, Nefail Maliqit, pas takimit që pati në Bernë me presidenten e konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga, njofton Klan Kosova

Sipas tij, tash u mbetet palëve që ta respektojnë dhe zbatojnë këtë marrëveshje, e paashti edhe ato të nënshkruara në Bruksel.

Kurz iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta harrojnë të kaluarën e hidhur, dhe të mendojnë për të ardhmen.

Derniers articles