-0 C
Berne
lundi 23/12/2024

Zvicër, përfundoi me suksese aplikimi për votim. Diaspora shqiptare katërfishon interesimin, nga 40.000 gjatë zgjedhjeve të kaluara, në 200 000 sivjet!

Gjenevë, 21 janar -« Në krahasim me zgjedhjet e kaluara pjesëmarrja e diaspores ne aplikime per te votuar ne zgjedhjet e 14 shkurtit ne Kosovë është katërfishuar, nga 40.000 gjatë zgjedhjeve të kaluara, në afro 200 000 në procesin aktual.. » ka deklaruar për gazeten zvicerane në shqip « Le Canton27.ch » znj. Artë Kryeziu nga Gjeneva, asistente vullnetare per te ndihmuar procesin zgjedhor në Zvicër.

Afati i vendosur për regjistrim nga ana e KQZ-së per te votuar përmes postes ishtë nga 13 janari deri më 21 janar. Një ekip i gazetarëve nga gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » ka vizituar dje dhe sot disa qendra te aplikimeve ne Zvicër per te votuar ne zgjedhjet e 14 shkurtit ne Kosovë. Ne njeren nga pikat, ne Gjeneve kemi takuar organizatore dhe mergimtare te aplikimeve, ata ishin te rinj, kryesisht studente qe ne menyre vullnetare benin punen e shtetit, ishin pergatitur mire per te ndihmuar procesin e votimit neper shoqata dhe lokale privete te cileve nuk ju dha mundesia te zhvillohet kjo pune ne ambasadë dhe konsulata kosovare?! Si dikur ne «Jugosllavi» kur shqiptaret ishin te perjashtuar dhe nuk ju lejohej ne ambasada as konsulatat serbe ne perendim te votonin per zgjedhjet e Kosoves?!

Mergimtaret i besojne vezhguesve nderkombëtar dhe shpresojne qe sivjet nuk do te na zhgenjeje KQZ, meqe kane nje pervoje te hidhur nga zgjdhjet e kaluara

No description available.Kjo eshte nje deshmi fatkeqe, se si sillet shteti me diasporen shqiptare e cila ju solli pamvaresine dhe sot po i ushqen me buke! Atehere a mund t’i besohet apo sa t’i besohet KQZ-se se ketij shteti te prire nga mafia politike se nuk do te manipulohet votat e diaspores?!

Bazuar nga nje pervoje e hidhur me KQZ-ne halli dhe nje shqetesim me i madh i mergimtareve ne Zvicer dhe në diasporen shqiptare eshte se cfare do te ndodhe me aplikimet e votuesve, a do te shkojne apo jo ne vendin e duhur? Mesohet se vetem ne Zvicër brenda një jave (13 janar-21 janar) aplikuan per votim mbi 80 mije mergimtare.

Dhe cfare do te ndodhe me rreth 100 mije kosovaret te cilet ende posedojne pasaporta serbe edhe pas 12 viresh pamvaresie?! Keta si do te votojne sinqytetare te Kosoves apo re Serbise?! Lidhur me gjitha keto znj. Arate Kryeziu, nje vullnetare, asistente për te ndihmuar procesin zgjedhor me aplikim te votes nga mergimtaret ka shpjeguar për gazeten zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »

Fillimisht znj.Kryeziu ka thënë se « Bashkatdhetarët ashtu si dhe shoqatat e studentëve në mënyrë vullnetare i dolën në ndihmë mërgatës për t’a asistuar këtë të fundit në procesin zgjedhor. Studentët përmes platformës së tyre, lokacione të ndryshme të hapura nga njerëz të vullnetit të mirë ofruan asistencë në mbarë territorin helvetik. »

* Zonja Kryeziu, mund te na shpjegoni pse Shteti i Kosovës, qeveria, KQZ apo ministria e Jashtme nuk ju mundesoi te votoni ne ambasada dhe konsulata, siq veprohet ne vendet tjera evropiane?

Artë Kryeziu: Qeveritë e kaluara nuk kanë ndërmarrë asnjë hap të vetëm për të legjitimuar rrugën institucionale, rrugë që do ua mundësonte mërgatës votimin përmes ambasadave dhe konsulatave. Kjo e padrejtë po i bëhet mërgatës pikërisht sepse bashkatdhetarëve do iu krijohej mundësia për t’i ndëshkuar qeveritë që kanë zhvatur shtetin më shumë se dy dekada. Natyrisht që kjo e drejtë nuk i konvenon atyre që deri më sot shkatrruan dhe përfituan në emër të secilit qytetar të Republikës. Mërgatës jo vetëm që i mohohet e drejta e votës përmes rrugës insitucionale, asaj i vështirësohet edhe procedura e aplikimit me korespondencë, procedurë kjo që i cenon edhe të drejtat e njeriut kur bëhet fjalë për verifikim përmes thirrjeve telefonike. Në çdo cep të Zvicrës bashkatdhetarët janë organizuar për pjesëmarrje masive në këtë proces zgjedhor. Duke u mobilizuar masivisht në këtë proces mërgata dëshmon që është pjesë e politikëbërjes dhe e shtetndërtimit. Të lodhur dhe të dëshpruar me qeveritë e kaluara, bashkatdhetarët përmes pjesëmarrjes në zgjedhje duan ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës!

Se a ka qene interesimi i madh mergimitareve tane per te aplikuar per votimet e zgjedhjeve te 14 shkurtit dhe a posedon te dhëna, shifra per numrin e pjesemarresve, znj.Kryeziu ne vazhdim ka pohuar se « Deri në këto momente nuk kemi ndonjë shifër definitiv të pjesëmarrjes në nivel të Zvicrës, ngase afati i aplikimit ende nuk ka përfunduar. Ajo çfarë dihet tani, është, se kësaj shifre do t’iu shtohet edhe numëri i mijra bashkatdhetarëve që edhe në mënyrë të organizuar, do të udhëtojnë drejt vendlindjes, për të votuar pikërisht në ditën e 14 shkurtit. Shifrat që e gëzojnë mërgatën janë ato të dala nga burimet e KQZ ku shihet se në krahasim me zgjedhjet e kaluara pjesëmarrja është katërfishuar. Nga 40.000 gjatë zgjedhjeve të kaluara në afro 200 000 në procesin aktual. Mërgata gjithnjë ka qenë pjesë e çdo procesi, e tillë dhe më e fuqishme do të dëshmohet në të ardhmën… »

Sidoqofte verejtem se ne keto qendra votimesh, ishte nje interesim jashtëzakonisht i madh i mergimtareve tane per te qene pjese e ketij procesi demokratik, nese nuk neperkemben votat e tyre. Diaspora shpreson se KQZ kesaj radhe nuk do ta zhgenjejë!

Kjo pjesemarrje masive e tyre per te aplikuar per votimet e zgjedhjeve te 14 shkurtit qe nuk ishte pare kurre vite me pare, cka mund te themi se ishte rezultat i zhgenjimit te tyre me lideret dhe qeverite e Kosoves keto 20 vitet e fundit, gje kjo e cila u verejt ne syte dhe bisedat e tyre!

Diaspora Shqiptare është fuqia me e madhe qe përkrah ekonomin vendore në Kosovë ku per cdo vit mesatarisht dergon ne vendlindje rreth 2 miliardë euro. Vetem vitin e kaluar, sipas Bankës Qendrore e Kosovës, diaspora shqiptare, përkunder pandemise, ka dërguara në Kosovë me shume se 350 milionë euro, mjete keto kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania.

Sipas gazetes zvicerane « Le Canton27.ch », me 14 shkurt ne Kosove nuk do te votojne per parti te djathta apo te majta, por per ndryshime, kunder korrupcionit dhe mafias politike! Ata do e votojne partine me duar te pastra! Votuesi njeh vetem «dy parti» ato kriminale dhe jo kriminale!

Per fund, miku i shqiptareve zvicerani Uli Leuenberger ka përshëndetur marrëveshjen Kurti-Osmani. Ai fton shqiptaret qe te mbeshtesin ekipin e ri qe i siguron perspektivë Kosoves dhe kombit!

No description available.

Derniers articles