4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Xhixho: Ne Gjeneve te huajt, shqiptaret trajtohen pak me ndryshe, ani pse ne Berne thone se komuniteti yne eshte shembull integrimi dhe suksesi

Gjeneve, 23 tetor -Bashkebiseduesja jone kesaj radhe eshte Dorina Xhixho,  këshilltare e ministrit të Kulturës në Gjenevë prej vitit 2020, anëtare e Komitetit Drejtues të PS së Kantonit Gjenevë si edhe militante e angazhuar në shoqërinë civile, në veçanti për çështjet e të drejtave të njeriut. Ajo ka qenë kandidate për kandidaturën e PS për qeverinë e Bashkisë Gjenevë 2025 – 2030. Më parë, ajo ka punuar për më shumë se dhjetë vjet në marrëdhënie shumë – palëshe, fillimisht si diplomate në Misionin e Shqipërisë pranë Zyrës së OKB-së Gjenevë e më tej në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU). Ajo ka lindur në Tiranë në 1982 dhe jeton prej 25 vitesh në Gjenevë, ku ka ardhur fillimisht si studente. Dorina është e diplomuar në drejtësi dhe shkenca politike, dhe është specializuar në negociata dhe politika publike.

  Qytetarët me prejardhje të huaj edhe pse të lindurnë Zvicer trajtohen si emigrantë, ndërsa ata të lindur jashtëZvicrës por të naturalizuar konsiderohen si të huaj. Ky realitetshoqëror e bën veçanërisht të vështirë angazhimin politik tëkëtyre qytetarëve.” Thote Dorina Xhixho.

* Mediat zvicerane kanë shkruar ditë më parë se ju jeni kandidate potenciale për një nga dy përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Bashkinë Gjenevë, por duket se gjërat kane ndryshuar pas mbledhjes së jashtëzakonshme të datës 10 tetor për të diskutuar ngrirjen e anëtarësimeve në parti. Per cfare behet fjale ketu?

Xhixho: Në të vërtetë, rezultati im në Asamblenë e 7 majit 2024, pra zgjedhjet brenda partisë, ka qenë tepër inkurajues. Isha gjashtë vota larg finales, në total ishim shtatë kandidatë dhe zgjedhjet u zhvilluan në pesë raunde. Këtë rezultat e kam arritur edhe falë mbështetjes së anëtarëve që përfaqësojnë minoritetet e ndryshme në PS. Jam tepër mirënjohëse! Por gara e brendshme është njollosur nga një vendim i komitetit të partisë për të penguar anëtarësimet e reja që ishin depozituar në tre muajt para kësaj asambleje,në mënyrë që këta anëtarë të rinj të mos mund të votoninnë zgjedhjet brenda partisë. Ky vendim është shoqëruar me thashetheme intensive brenda partisë që jepnin si argument për këtëvendim anëtarësime komunitare në masë, shqipfolës në veçanti. Ky thashethem i pavërtetë u përgënjeshtrua më tej në qershor 2024 nga komiteti drejtues i PS Kantonale, mëka goditur në imazh gjatë fushatës për zgjedhjet brenda partisë edhe ka shqetësuar shumë anëtarë. Këta të fundit vendosën të mblidhnin firma për të kërkuar një asamble të jashtëzakonshme (APJ) në mënyrë që Komiteti i PS, Bashkia Gjenevë, të shpjegonte vendimin dhe të sqaronte situatën. Kjo mbledhje u zhvillua më datë 10 tetor, ndërsa kërkesa ishte depozituar në komitet me 26 qershor.

* Sipas shtypit zviceran, kjo asamble e datës 10 tetor është zhvilluar në kushte tensioni. Cfarë po vertete po ndodhe ne PS?

Xhixho: Kjo asamble është historike, prej 30 vjetësh nuk ështëorganizuar një mbledhje në PS me kërkesë të anëtarëve. Ky grup njerëzish janë të mrekullueshëm, i admiroj për vlerat dheinvestimin, për këtë betejë parimore. Ne u munduam tëvepronim në mënyrë demokratike, të krijonim hapësirë dialogu ndërmjet anëtarëve edhe ta zgjidhnim këtë problem mes nesh brenda partisë. Kjo asamble ishte e nevojshme për të bërë transparencë mbi vendimin e komitetit dhe pasojat e tij, në veçanti për të adresuar ndjenjën e padrejtësisë që provokoi ky vendim. Nismëtarët kërkonin gjithashtu ndryshime statutore që situata e pezullimit të anëtarësimeve të mos përsëritet më në të ardhmen dhekrijimin e një komiteti për promovimin e diversitetit. Fatkeqësisht u gjendëm përballë një muri nga Presidenca e detyrimisht më tej komiteti. Debatetmidis nismëtarëve dhe komitetit për organizimin e asamblesë zgjatën disa muaj dhe normalisht u ashpërsuan me kohën, rrjedhimisht nuk u arrit të përmbahej problematika. Javët e fundit përparaasamblesë, situata u tensionua, sidomos pasi data për mbajtjen e mbledhjes u shpall nga komiteti pa dakordësi të iniciatorëve, u krijua realisht një ndjenjë frike për pjesëmarrje apo për t’u shprehur në asamble. Situata degjeneroi më datë 10 tetor në një asamble non-sens gjatë së cilës u zhvillua një votim për të ndaluar iniciatorët të propozonin objekte për votë, fundi i demokracisë. Është për të ardhur keq!.. Problemi qëndron se anëtarësimet në fjalë janë depozituar në PS në muajt shkurt – prill 2024, edhe zgjedhjet brenda partisë janë zhvilluar më 7 maj, ndaj nuk mund të konsiderohen “anëtarësime të minutës sëfundit”. Për më tepër, anëtarësimet në fjalë nuk qenë në një masë të madhe apo të këtë pasur rritje të ndjeshme krahasimisht me 2022-2023, shifrat janë pothuajse të barabarta. Më e rëndësishmja,statutet e partisë nuk parashikojnë masa bllokimi apo pezullimi të anëtarësimeve, as një afat për fitimin e tëdrejtës së votës. Presidenca aktuale në fakt e ka marrë listën e emrave të personave që kanë kërkuar anëtarësim nga sekretariati dhe i ka kërkuar komitetit të marrë një vendim pezullimi në datë 19 prill, duke interpretuar kështu kompetencat e tyre përtej asaj çfarë parashikon statuti. Mbi të gjitha kjo mënyrë të vepruari është e përputhshme me parimet e Partisë Socialiste të trajtimit të barabartë edhe mosdiskriminimit.

* Ju po denonconi ksenofobi në partinë më të fuqishme të qytetit të Gjenevës, parti e majtë, e njohur për promovimin e emigrantëve. Nuk ju duket kjo disi e çuditshme apo jo realiste?

Xhixho: Së pari, në asnjë rast unë nuk kam shprehur se PS është ksenofobe-raciste, nuk mund t’i fusim të gjithë njerëzit në një thes. Prej vitesh jam investuar për çështjet e gjithë përfshirjesdhe diversitetit në partinë kantonale edhe kam punuar me njerëz të dedikuar e të ndërgjegjësuar, për të cilët kam vlerësim dhe respekt. Së dyti, në çdo parti apo organizëm qytetar ka racizëm strukturor, ndërgjegjësimi ndaj kësaj problematike është jetësor për aktivitetin politik të partisë. Qytetarët e lindur jashtë Zvicrës ose me prejardhje të ndryshme nga vendet fqinje të Zvicrës janë thuajse të papërfaqësuar ndër të zgjedhurit e lartë të PS, qoftë kjo në qeveritë e komunave, kantonit apo në Bernë. Fenomeni i “Plafond de Verre” për disa kategori anëtarësh të PS është fakt, ndaj PS duhet të përforcojë punën për ta mposhtur këtë problematikë. Në Bashkinë Gjenevë, prej dy shekujsh nuk kemi asnjë emigrant të mirëfilltë që të këtë përfaqësuar PS. Më tej,në rastin konkret, kemi të bëjmë me instrumentalizimin e origjinës së një-dy kandidatëve dhe stigmatizim tëkomuniteteve respektive për qëllime politike e interesa personale.

* Si reflektohen keto zhvillime te fundit ne PS tek qytetarët e Gjenevës, ku të huajt janë rreth 40% e popullsisë edhe ku ka shumë qytetarë shqiptarë? Në plan të parë duket si një debat i brendshëm i Partisë Socialiste?

Xhixho: Është çështje integriteti. Mendoj se është e papranueshme t’i japim një imazh elektoratit dhe popullsisë e ndërkohë tëveprojmë me standarde të tjera në strukturat e brendshme.  Situata duhet parë në perspektivën e zgjedhjeve të përgjithshme komunale që të kuptohet rëndësia e asaj që ka ndodhur. Mos harrojmë se PS ka dy ministra prej njëzet e pesë vjetësh në Bashkinë Gjenevë, ndaj teorikisht fitorja në zgjedhjet brenda partisë garanton një vend në qeverinë e qytetit. Ta imagjinojmë një situatë analoge me atë të PS në zgjedhjet komunale. Të imagjinojmë për një moment se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të merrte vendim që personat e natyralizuar zviceranë muajt e fundit përpara zgjedhjeve, pra janar – shkurt 2025 tëcilësoheshin si “jo mjaftueshëm zviceranë” dhe të mos lejoheshin të votonin në zgjedhjet komunale të muajit mars 2025. Ky do të ishte një diskriminim i pajustifikuar dhei kundërligjshëm, ndryshim i rregullave të qytetarisë që do tëinfluenconte rezultatin e zgjedhjeve. Sigurisht, që këta persona do të ishin detyrimisht qytetarë me prejardhje jozvicerane të lindur me kombësi tjetër. Imagjinoni si do të ndiheshin këta qytetarë. Kjo do të shkaktonte një shok në opinionin publik. Në Ballkan, ne i quajmë këto fenomene “manipulime zgjedhore”, këtu mësova se i quajnë “menaxhim rreziqesh”.

* Cfare eshte sot imazhi i te huajve, ne kete rast i shqiptareve ne Kantonin e Gjeneves dhe si trajtohen ata nga politika?

Xhixho: Shqiptaret ne Zvicer kabe imazh te mire, kete e dessus jne edhe ne Netne autoritetet zvicerane Berne dhecdisa parzi politike ne Gjeneve, sipas ge cileve komuniteti shqiptare jane shembull integrimi dhe suksesi, te cilet po inkontribuojne avancimit ge procedeve demokratike dhe ndertimit dhe zhillimit te Zvicres. Por keshtu nuk mendojne te gjithe. Psh ne Gjeneven nderkombetare, te huajt ne kete radt komuniteti shqiptare trajtihet pak me ndryshe. Per mua personalisht ishte e pamundur të rrija gojëmbyllur nënjë atmosferë stigmatizuese të origjinës sime. Refuzoj të sakrifikoj parimet e mia për arsye elektorale. Sigurisht, kjo më ka kushtuar shume shtrenjtë brenda partisë, si edhe 40+ anëtarëvetë tjerë që kërkuan organizimin e APJ. Në çdo rast, mënyra se si u menaxhua situata vuri në pah se PS, për mendimin tim, nuk është ende gati për një kandidaturë të “huaj”  në Bashkinë Gjenevë. Por e theksoj se Partia Socialiste nuk duhet të barazohet me një dorë njerëzish në PS ne Gjenevë. Gjithashtu, është shumë shqetësues instrumentalizimi i problematikës së emigracionit nga partitëpolitike. Këto i kërkojnë anëtarëve me origjinë të huaj të mobilizojnë komunitetet e tyre për zgjedhje e ndërsa ky mobilizim është në favor të vetë përfaqësuesve të komuniteteve, anëtarët trajtohen si “mafiozë komunitaristë”. Për më tepër, qytetarët me prejardhje të huaj edhe pse të lindur në Zvicer trajtohen si emigrantë, ndërsa ata të lindur jashtë Zvicrës por tënaturalizuar konsiderohen si të huaj. Ky realitet shoqëror e bën veçanërisht të vështirë angazhimin politik të këtyreqytetarëve. Anëtarët, militantët me zemrën majtas, duhet së bashku të reflektojnë si ta ndërtojnë të ardhmen politike të PS në mënyrë që gjithë anëtarët dhe popullata në tërësi të ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar. Po ashtu duhet të reflektoj edhe unë. Shpresoj ende të evoluojmë në një drejtim të përbashket me PS e rrugët tona të mos ndahen.

Derniers articles