5.4 C
Berne
mercredi 18/03/2026

Lajm i zi nga Austria / Tragjedi në Vienë, nga shembja e skeleve –  Katër shqiptarë të vdekur nga Kosova🥲

Vienë, 18 mars -Një katastrofë ka ndodhur sot ne oret e pasdites në një kantier ndërtimi në lagjen Alsergrund nga shembja e skelës sjkroi nje tragjedi diku shaktuar kater viktima , qe sipas korrespondentit te gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch në Austri, ata jane punetorë shqiptare me origjine nga Kososva.

Mesohet se për katër persona, e gjithë ndihma ju erdhi shumë vonë te cilet u nxorrën të vdekur. Një punëtor tjetër u plagos rëndë dhe iu dorëzua shërbimit të ambulancës. Ai është ende duke u trajtuar në një spital të afërm në Vienë, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch duke ju rwferuar policise asutriake.

Tragjedia në Austri, këta janë tre qytetarët nga Kosova që humbën jetën duke punuar në Vjenë

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Vjenës ka shpjeguar se, një problem me skelat shkaktoi shembjen e një kallëpi. Gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch ka mesuar se, si pasojë e këtij aksidenti 4 shqiptarë të Kosovës kanë vdekur, lajmi u konfirmua nga familjari i tyre.

Avokati Mirsad Musliu qe jeton dhe vepron në Vienë ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre kosovarë dhe një tjetër nga Bosnja dyshohet se kanë vdekur në vendin e punës.

Musliu tha se edhe një person ka pësuar lëndime, ndërsa po vazhdon trajtimin në spital.

“Sa i përket kombësisë, thuhet se janë shqiptarë, nga burime të sigurta e di që janë tre shqiptarë, kjo është e sigurt, një person thuhet se është nga Serbia e Jugut, nga Novi Pazari, por kjo nuk është ende e konfirmuar. Ndërsa për kombësinë e të lënduarit ende nuk dihet gjë. » ka shtuar avokati musliu

Nga ky aksiden katër persona kanë humbur jetën. Nga informacionet e konfirmuara nga LeCanton27.ch tre prej viktimave shqiptare janë këta: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.

Viktima e katërt është nga Bosnja. Një person tjetër mbeti i lënduar, derisa mësohet se me prejardhje është nga Maqedonia e Veriut.

Pos autoriteteve lokale te qytetit të Vienes dhe te shtetit austriak edhe autoritetêt nga Qeveria e Kosovës po ngushëllojne familjet e viktimave

“Me dhimje te thell moren lajmrin per humbjen jetes se djalit te Axhes i i cili tragjikisht humbi jeten ne vendin e punes ne Vien te Austrisë bashk me 3 shoket e tij nga Kosova.”, thuhet në njoftim.

Korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ne Austri duke ju referuar burimeve te shqiptarëve që jetonë dhe verpojne në Vjenë, ata japin detaje se kane vdekur tre shqiptarët e Kosovës dhe një tjetër nga Bosnja. Sipas tyre, nje mërgimtari eshte nga Skenderaj që vdiq në Vjenë, i cli la pas vetes gruan dhe dy vajza.

Zjarrëfikësit po bëjnë maksimumin për të shpëtuar personat që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Policia e Vjenës po përdor platformën e mediave sociale X për të informuar publikun për detaje shtesë.

Operacioni në shkallë të gjerë përfundoi pas afërsisht tre orësh. Në total u përfshinë rreth 30 automjete dhe 120 persona nga Departamenti i Zjarrfikësve të Vjenës dhe Shërbimi i Ndihmës në Fatkeqësi të Vjenës, ka raportuar gazeta austriake Hoite.

Pos autoriteteve lokale te qytetit të Vienes dhe te shtetit austriak edhe autoritetêt nga Qeveria e Kosovës po ngushëllojne familjet e viktimave.

Derniers articles