Sot gazeta prestigjioze zvicerane « Tribune de Genève » ka publikuar nje shkrim te kryeredaktorit te gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch Nefail Maliqit me titullin « Kosova viziton Zvicrën » (Le Kosovo visite la Suisse) që ben fjalë mbi viziten e presidentes se Kosoves ne Zvicer.
Me ardhjen e Qeverise se Albin Kurtit, situata ka ndryshuar për te mirë, nuk ka me tensione e as protesta të serbeve si më parë, por serbet ne Kosovë (ne Veri) sikur edhe shqiptaret ne Serbi (Luginen e Presheves) qe ndjehen te diskriminuar, kërkojne me shume te drejta (Bien que l’arrivée au pouvoir d’Albin Kurti ait contribué à apaiser les tensions et à réduire la fréquence des protestations serbes, les Serbes du nord du Kosovo et les Albanais de la vallée de Presevo en Serbie, qui se disent victimes de discrimination, demandent davantage de droits.)
Shkruan: Nefail MALIQI
Kryeredaktor i gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një vizitë zyrtare dy-ditore në Zvicër. Ajo diskutoi me presidenten zvicerane Karin Keller-Sutter marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike, çështjet e sigurisë dhe migracionit, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe praninë zvicerane në Kosovë, e cila nganjëherë quhet « kantoni i 27-të » nga gazeta zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch ».
Për presidenten e Zvicres Karin Keller-Sutter, Kosova nuk është aq e panjohur, meqe ajo rajonin e ka vizituar në vitin 2009. Ne 2008, Zvicra ishte një nga vendet e para që e njohu Kosovën si shtet të pavarur. Që nga viti 1999, Zvicra ka marrë pjesë me Swisscoy në misionin ndërkombëtar paqeruajtës Kosova Force (KFOR). Numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën ka arritur në 119 vende.
Kosova kete vit ka kremtuar 17-vjetorin e pavarësisë e njohur nga 115 vende boterore, nga SHBA, Zvicra dhe vende tjera evropiane, por jo edhe nga Serbia. Mes tensioneve komuniteti nderkombëtar, sidomos amerikanët dhe evropianët po ushtrojnë presion mbi Beogradin dhe Prishtinën që të arrijnë një marrëveshje ne Bruksel. Me ardhjen e Qeverise se Albin Kurtit, situata ka ndryshuar për te mirë, nuk ka me tensione e as protesta të serbeve si më parë, por serbet ne Kosovë (ne Veri) sikur edhe shqiptaret ne Serbi (Luginen e Presheves) qe ndjehen te diskriminuar, kërkojne me shume te drejta.
Në vitin 1999, invazioni i Serbisë në Kosovë rriti dukshëm numrin e shqiptarëve, sikur në vendet e tjera evropiane, ashtu edhe në Zvicër. Në ato vite, Zvicra kishte 150.000 kosovarë, kuptohet një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serbe. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit të tyre. Gjatë luftës në Kosovë, Zvicra hapi dyert për 60,000 refugjatë kosovarë të cilët më pas u riatdhesuan vullnetarisht në vendin e tyre të origjinës, meqe Berna, Kosoven e ka radhitur ne shteten e «vendeve te sigurta»
Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, për gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch ka deklaruar se “numri i shqiptareve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti nga të gjitha komunitet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.
Prania e madhe e shqipateve nga ballkani ka bere qe gjuha shqipja ne Zvicer të tejkaloj portugalishten, pas anglishtes, duke e bërë gjuhën shqipe gjuhën e huaj më të folur në Zvicër. Kjo përfaqëson një përqindje të popullsisë prej 3.4% shqipfolës dhe 6.1% anglishtfolës. Kështu, sipas z.Freymond nga Zyra Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albanofon, dmth që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dërmuese « de jure » (160.000) janë nga Kosova.
Por sipas gazetes LeCanton27.ch, Zvicra « de facto » ka 400,000 shqiptare, perveq kosovareve, perfshire edhe ata nga Maqedonia Veriore (mbi 100.000), Lugina e Presheves, Shqipëria e Mali i Zi etj.. .
Në Davos sivjet eshte nënshkruar marrëveshja e tregtisë së lirë midis Zvicrës (EFTA) dhe Kosovës në pranne e Këshilltari Federal Guy Parmelin dhe kryeminisrit kosovar Albin Kurti.
« Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë. Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës..» ka deklaruar ambasadori zviceran ne Kosovë gjate një bisese për gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.
Tregtia midis Zvicrës dhe Kosovës, e cila arriti në rreth 140 milionë franga në vitin e fundit, ka potencial për zhvillim. Zvicra vetëm për vitet 2022-2025 ka ndarë afërsisht 86 milionë CHF për Kosovën, veçanërisht në fushat e Qeverisjes Demokratike dhe Paqes, Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Ndryshimet Klimatike, Uji dhe Shëndeti.
Në Forumin e Davosit të këtij viti, u nënshkrua një marrëveshje e tregtisë së lirë midis Zvicrës (EFTA) dhe Kosovës në prani të Këshilltarit Federal Guy Parmelin dhe Kryeministrit Kosovar Albin Kurti. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, remitancat nga diaspora kosovare (përfshirë Zvicrën) arritën në afërsisht 1.343 miliardë euro në vit.
Zvicra mbetet vendi me i preferuar, më i vizituar nga kreret e shtetit te Kosovës. Gjate Qeverise se Albin Kurtit, ish-presidetja e Zvicres Viola Amherd ka vizituar Kosoven (shtator 2022), kurse kryeministri kosovar është pritur në Pallatin Federal në Bern nga presidenti i Federatës së Zvicrës, Alain Berset ne shtatorin e vitit 2023.
Ky bashkëpunim mes Zvicrës dhe Kosovës ka vazhduar edhe permes nje ser takimesh tjera te kreut te Qverisese se Kosoves me autoritet e larta helvetike ne Prishtine apo gjatë vizitave te tija në Bern dhe Davos me: Guy Parmelin, Eric Nussbaumer, Beat Jans, Alain Berset, etj..
Presidentja Vjosa Osmani pas vizites ne Burgenstok, te merkuren e ardhshme ne Berne do jetë vizita e dyte me radhe ne Zvicer. Po ashtu Zviceren e ka vizituar dy here edhe shefja e diplomacise kosovare znj.Donika Gervalla. Do shtuar se prania e madhe e kosovareve ne Zvicer ka ndryshuar jo vetem zhvilimin e Kosovës por ka influence edhe ne politikën kosovar por edhe këtu në Zvicër.
Duke pasur parasysh numrin e madh të komuniteteve të huaja që jetojnë në Zvicër, shqiptarët ndihen të privilegjuar që busti i heroit kombëtar Skënderbeu qëndron në Gjenevë busti i Nënë Terezës është në Lozanë. Për te zgjeruar këtë bashkëpunim të mirë midis Zvicrës dhe Kosovës, pse të mos ngrihet një bust i heroit zviceran William Tell në Prishtinë, pas gjithë asaj që Zvicra ka bërë për vendin më të ri në Evropë?, parashtron kërkesen gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Festa kombëtare e Zvicrës më 1 gusht festohet edhe nga shqiptarët e Kosovës. Sot, si në Prishtinë ashtu edhe në qytete të tjera, përkrah flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë, valëvitet edhe flamuri zviceran. Aktualisht, më shumë se 700 qytetarë zviceranë jetojnë dhe punojnë në Kosovë, perfshirë ketu stafin e ambasades ne Prishtine dhe 235 ushtarët Swisscoy që sigurojnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Duket se znj. Calmy-Rey, si dhe autoritetet dhe mediat e tjera zvicerane, kishin arsye të mira për ta quajtur Kosovën « Kantoni i 27-të » i Zvicrës, nga i cili morëm emrin e gazetës sonë.
Gazeta zvicerane online LeCanton27.ch është e vetmja media shqipe në Zvicër që synon integrimin e shqiptarëve dhe promovimin e sukseseve të tyre, të cilat janë të dukshme ditë pas dite, jo vetëm në fushën e futbollit (me Xherdan Shaqirin…), por edhe në biznes, kulturë dhe madje edhe në politikë…