2.8 C
Berne
mardi 17/02/2026

Tragjedia në Crans Montana / Në mesin e 40 viktimave dhe 119 te lenduarve

Në mesin e 40 viktimave dhe 119 te lenduarve (kater jane shtes serbë) per momentin nuk ka asnje shqiptarë

Bernë, 2 janar -Ky vit në Zvicër nisi shumë keq, cka një natë feste e Vitit të Ri në Crans-Montana në Zvicër, u shndërrua në një koshmar te cilet disa po e quajne katastrofë e herë masakër. Kjo tragjedi ka perlotur dhe shokuar jo vetëm zviceranet,  por edhe komunitetin shqiptare këtu në Zvicër, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana është mbi 40 viktima. Po kush janë ato ?

Mbi njëqind persona që po festonin në një bar ne Crans Montana natën e fundit te vitit te kaluar u gjendën përballë zjarreve në orët e pasmesnatës,  kur lokali u përfshi në flakë.

Bilanci i kesaj tragjedia në Crans Monta është i rëndë, ku zjarri dhe flaka shkatoi 40 viktima dhe 119 tjerë të lënduar, ku pjesa dermuese jane zviceranë, te rinj te moshes 16 deri ne 26 vjecare. Sipas policisë, numri i përgjithshëm i viktimave ka të ngjarë të rritet orë pas ore, ose në ditët në vijim.

Sipas njoftimeve te fundit, deri ne keto momente kur po raportojme, Policia kantonale e Valisit ka arritur te indetifikoje trupat e tetë viktimave të zjarrit në Crans-Montana.

Trupat u janë dorëzuar familjeve të tyre. Bëhet fjalë për katër vajza te reja zvicerane të moshës 16, 21, 22 dhe 24, dhe katër te rinjve tjrë zviceranë të moshës 16, dy nga 18 vjeq dhe njeri 21 vjec. Analiste dhe eksperte thone se « asgjë nuk do të kishte ndodhur sikur t’mos ekzistonin keto mjetet piroteknike… »

Nga kjo tragjedi pos zviceranëve u preken edhe shume pjesëtarë të komuniteteve tjera nga evropa dhe ballkani sidomos…Por jo edhe shqiptarë fatmiresisht edhe pse Crans–Montana, Kantoni i Valisit eshte vend i banuar me mijëra shqiptarë.

Në përditësimin e fundit, mesditën e së premtes, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se skenari kryesor për fillimin e zjarrit konsiderohet të jenë  fishekzjarrët e bashkangjitur në shishet e shampanjës.

Nga ana e tij, komandanti i Policisë së Valais, Frédéric Giller, deklaroi se që nga momenti i parë shërbimet kanë punuar pa u lodhur “për të ofruar përgjigje legjitime dhe të qarta” pas tragjedisë.

Sipas shifrave zyrtare të paraqitura mesditë të së premtes, numri i të plagosurve është 119, nga të cilët 113 janë identifikuar zyrtarisht. Nga këta, 71 janë zviceranë, 14 francezë, 11 italianë, katër serbë, një boshnjak, një belg, një luksemburgas, një polak dhe një portugez, ndërsa kombësia e 14 të plagosurve nuk është përcaktuar ende. Numri i të vdekurve mbetet në 40.

Mediat serbe po e shfrytëzojne tragjedinë e Crans Montana ne Zvcer për ta mbrojtur Vucicin 

Për dallim nga mediat zvicerane dhe evropiane te cilat vajtonin viktimat e tragjise ne Crans Montana, mediat serbe te Vucicit e shrytëzonin kete tragjedi për te zbutur tensionet e protestuesve ne Serbi te cilët po kerkonin largimin e regjimit serb nga pushteteti. Kjo eshte shume keq per nje vend te manipulosh apo te perfitosh me nje tragjedi ne kete rast me te miturit viktima, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Ne rastin e Crans Montana, autoritetet zvicerane publikojnë informacionin më të fundit mbi shperthimin e zjarrit. Dyshohet se origjina e kesaj tragjedie, sipas autoriteteve zvicerane, jane fishekzjarret e vendosur mbi shishet e shampanjës, shumë pranë tavanit të ulët prej drurit.

Presidenti Guy Parmelin: 9 dhjetori – Një ditë zie kombëtare dhe solidariteti me familjet e viktimave ne Zvicer

Presidenti i Zvicrës Guy Parmelin nga  Crans Montana ka thëne «Kjo eshte tragjedia me e madhe qe Zvicra nuk ka njohur më pa»

Në shenjë zie pas kësaj katastrofe, flamujt nga dita e premte, për pesë dite rresht do qëndrojne në gjysëm shtize në Pallatin Federal në Bernë.

Tre ditë pas zjarrit vdekjeprurës në Crans-Montana, Presidenti i Konfederatës, Guy Parmelin, njoftoi një ditë zie kombëtare të premten, më 9 janar. « Jam thellësisht i prekur nga shpërthimi i solidaritetit », tha vendasi i Vaud, i cili shprehu mendimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre.

Pas presidentit te Zvicres edhe shefi i policise dhe Drejtesise zvicerane bashke me shefen e Interpolit zviceran (FEDPOL)  ka dalur ne vendin e ngjarjes ne Crans-Montana te cilet kane bere homazhe.

Me familjet e viktimave te Crans Montana po solidarizohen dhe po ju arrijne ngushllime nga kater anet e botes, perfshire ketu Shqiperine dhe Kosovën. Ka pasur edhe reagime nga ambasadat tona ketu ne Berne.

Ky solidaritet u deshmua qysh ne  ditet e para te tragjedise ku disa shqiptare bashke me zviceranë u gjenden ne vendin e ngjarjes për te ndihmuar.

Autoritetet zvicerane po vazhdojne indetifkimin ekufomave bashke me hetimet per te zbuluar eventualisht ndonje piste te dyshimtë.

Derniers articles