Cyrih, 20 mars -Dy shembuj në një vend demokratik: Zvicra shembull për vendet diktatoriale dhe raciste, Shqiptaret shembull integrimi me ushataret ne xhami Diten e Bajramit. Si ne tere Zvicren komunieti muslimanë (shumica shqipare) edhe në Cyrih me rastin e festës së Fitër Bajramit, u pane dhjetra ushtaë në xhami qe edhe kesaj radhe Zvicra u tregua nje vend me vlera demokratike dhe toelrant duke rrespekuar komunitetet dhe relegjionet siq u pa sot ne xaminë në Zuirch.
Hafëz Mehas Alija, njeherit kryetar i KMSHZ-së: Zvicra shembull per vendet boterore jo vetem per demokraci dhe bashkejetese, por edhe per tolerance fetare!
Lidhur me pranine e ustareve zviceran ne flajene Fiter Bajaramit në xhami Imami shqiptar, njeherit kryetar i KMSHZ-së, hafëz Mehas Alija për gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch ka deklaruar se “kjo pjesemarrje e ushtareve zviceranë me origjine shqiptare sot në xhami ne faljen e namazit të Fier Bajramit deshmon edhe njëherë tolerancen ndërfetare dhe mes komuniteve ne shtetin zviceran, te cilit shembull duhet ndjekur edhe vendet tjera.. »
« Dita e Bajramit është një ditë që na bashkon, na forcon, dhe na nxit të jemi më të mirë, më të devotshëm, dhe më të kujdesshëm ndaj fëmijëve, familjeve, shoqërive dhe ndaj besimit tonë. Për muslimanët, fjala « Islam » do të thotë të jesh i shpëtuar, të jesh në paqe, dhe të jesh i përkushtuar ndaj Allahut. Asnjë musliman nuk mund të quhet i tillë vetëm në bazë të emrit, por duhet t’i zbatojë, me ato mundësi që ka, kërkesat dhe urdhëresat e Zotit, si dhe të largohet nga ndalesat e Zotit, si janë gënjeshtra, mosbesimi, shfrytëzimi i pasurisë së tjetrit, lëndët narkotike, prostitucioni, vrasja dhe veprime të tjera që e dëmtojnë shoqërinë. Muslimani është ai që është në paqe me Allahun dhe në paqe me të tjerët… », ka thnë hafëz Mehas Alija kryetar i KMSHZ-së.
Toleranca në Zvicër / Ramazani në armatën zvicerane: Ushtarët mund të agjërojnë dhe të falen. -Ushtria Zvicerane kishte 146,718 personel të rekrutuar, prej tyre femra janë 2.6% sipas regjistrimeve të shkollave të rekrutimit. Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për burrat zviceranë (zakonisht fillon në moshën 18 vjeç). Burrat zakonisht bëjnë shërbim disa muaj fillimisht, pastaj ushtrime periodike rezervë deri rreth moshës 30–34 vjeç. Pjesë e armatës helvetike janë edhe rreth 10.000 ushtare me orgjine shqiptare na bllkani apo qe kane lindur ne Zvicër, te cilet Zvicra i njhe si ushtare zviceranë, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Jo vetem kaq toleranca dhe rrespekti ndaj festave fetare ne zvcer eshte rpnaisjme gjthkha edhe ne shkolla kui nxensit mund te marrin pushim për dy festat kryesore fetare islame gjatë vitit, përkatësisht për dy Bajramet.
SHQIPTARET NE ARMATEN HELVETIKE: KRENAR ME UNIFORMEN ZVICERANE, KRENAR ME ORIGJINEN TONE!
Ky model i respektit institucional ndaj diversitetit fetar mund të shërbejë si shembull i mirë edhe për vende të tjera në rajon, përfshirë Kosoveën, Sqhieprine dhe Maqedonin e veriut qe ende vujane nga sitemi Jugoslava dhe regjimet ish-komuniste.
“Namazi musliman nuk ka qenë kurrë problem. Kjo nuk ka qenë problem, as në Kosovë e as në Sion. Gjithmonë ka pasur vend që të gjithë shokët të jetojnë besimin e tyre..” thote oficerja e larte e Armates zvicerane major Nicole Sejk, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, duke ju referuar mediave helvetike.
Bernese Nicole Sejk u dërgua në Kosovë për Swisscoy dhe është një rreshter major në ushtri. Ajo e sheh si hipokrite polemikën rreth lutjes muslimane në ushtri.
Allahu Ekber per here te pare ne Ushtrine zvicerane. Kjo ndodhi ne festen e fundit, per Kurban Bajram. Armata helvetike mbajti lutjen e parë myslimane në terren, prrballe flamurit me kryq te te bardhe! Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch falja e namazit ne armaten helvetike ka têrbuar jo vetem disa rryma raciste apo parti radikale ne Evrope dhe ballkan. Kjo ka trembur sidomos racistet dhe islamofobet ne Serbi dhe Kosove.
Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch ne Zvicer jane mbi 100 xhami, nje pjese e madhe jane te shqiptareve. Duke ju referuar Zyres Federale te Statistikae ne Neuchatel dhe shifrave të fundit qe datojnë nga viti 2019, 5.5% e banorëve të moshës mbi 15 vjeç e lart deklarojnë se janë myslimanë në Zvicër, pra rreth 390,000 njerëz.
Shoku i mirë me shume shokë… Imami shqiptar ne mesin e ushtarëve zviceran me orgjinë shqiptare 



