-1.1 C
Berne
mardi 21/01/2025

Stërvitje e përbashkët mes ushtarëvete NATO-s  me ato zviceran në kuadër në Kosovë

Prishtinë, 15 janar -Një ditë pasi Këshilli i Bashkimi Evropian ka miratuar zyrtarisht ftesën e Zvicrës për programin ‘Shengen ushtarak’, i cili parashikon një transferim të shpejtë të trupave në territorin e Evropës pa vonesë në kufij ne Kosove eshte mabjtur nje stërvitje e përbashkët mes ushtarëvete NATO-s  me ato zvicerane, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.c

Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore dhe të evakuimit mjekësor (MEDEVAC) me helikopterë amerikanë Blackhawk në Kampin Bondsteel në Kosovë.

Kjo stërvitje është pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet në Kosovë,. Këshilli Federal vititn ew kaluar vendosi të dërgojë 20 ushtarë shtesë në Kosovë për të kompensuar largimin e disa trupave austriake. Numri i ushtarëve zviceranë në Kosovë do të rritet nga 195 në 215 në prill të vitit 2024, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga Ministria e  Mbrojtjes  (DDPS) ne Bernë

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë, në mënyrë të paanshme.

KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Derniers articles