9 C
Berne
vendredi 4/10/2024

Shkollat shqipe në Zvicër ne rruge të mbarë, po vlojne me nxenës dhe flamuj kombëtar

Këta janë  ardhmja e mërgatës shqiptare. Fëmijë të cilët vijojnë mësimin në gjuhën amtare në Zvicër
Në Niederlenz të Zvicrësu u mabjt turneu i futbollit “Zvicër 2024” e organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër së bashku me Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër me një pjesëmarrje të lartë të nxënësve të shkollave shqipe (mbi 300 nxënës) nga pikat shkollore ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe Affoltern, Dällikon, Neunehof, Rüti, Uster, Pfäffikon, Volketswil, Spreitenbach, Fehraltorf, Hunzenschwil, Birr, Othmarsingen, Vevey, Zug, Windisch, Lozanë, Trübach, Niedergösgen, Sempach etj. Një ditë festive e veçantë që mbetet gjatë për t`u mbajtur mend, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Festë madhështore në Niederlenz të Zvicrës

 

Një ditë shumë e bukur. Një ditë e veçantë ku prindër, mësues dhe nxënës të shkollave shqipe u mblodhën së bashku nën organizimin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër dhe Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër duke zhvilluar  turneun e shkollave shqipe në Futboll, “Zvicër 2024”.

Qindra duar shëmbëllejnë në hijen e flamurit kombëtar. Nxënës të shkollave shqipe duke interpretuar këngën “xhamadani vija – vija” nën drejtimin e mësueses Qefsere Sejdiu

Një pjesëmarrje e lartë  e nxënësve të shkollave shqipe, të cilët kishin ardhur nga të katër anët e Zvicrës për të marrë pjesë. Mbi 300 nxënës të shkollave shqipe iu gëzuan këtij takimi duke dëshmuar edhe njëherë se pikat shkollore në Fehraltorf, në Fahrweid, në Wetzikon, në Neuenhof dhe Spreitenbach të mësueses Qefsere Sejdiu, pikat shkollore në Affoltern, në Regensdorf, në Dällikon, në Neunehof, në Rüti, në Uster në Pfäffikon, në Volketswil, në Spreitenbach, të mësuesit Vaxhid Sejdiu, pikat shkollore në Hunzenschwil, në Birr, në Othmarsingen, të mësueses Nuraj Iljasi, pikat shkollore në Vevey dhe Aigle të mësueses Ardita Abazi – Elezaj, pikat shkollore të kantonit të Zug-ut nën drejtimin e mësueses Lumnije Klinaku – Neziri, pika shkollore në Windisch e mësueses Eshtrefe Nuhiu, pika shkollore në Lozanë e mësueses Anita Duriçi, pika shkollore në Trübach e mësueses Albulena Asani si dhe pika shkollore në Sempach e mësueses Dorjana Çela janë model suksesi.

Gazeta zvcierane në shqip Le Canton27.ch ka mesuar se aktiviteti filloi me këngën “Xhamadani vija -vija” ku mbi 300 nxënës të veshur kuq e zi me flamuj kombëtar në duar, nën drejtimin e mësueses Qefsere Sejdiu shkëlqyen para syve të prindërve të tyre, duke sjellë një pamje madhështore që rrallë herë ndodhë në aktivitetet shkollore. Pastaj kryetari i UKSHFZ Z. Feti Demolli dhe mësimdhënësi e bashkëkryetari i LAPSH-it Z. Dr. Vaxhid Sejdiu iu dëshiruan mirëseardhje nxënësve dhe prindërve të tyre.

 

Derniers articles