3 C
Berne
lundi 23/12/2024

Kujtim Sadriu: Qeveria Kurti-2 duhet të bëjë më shumë për shqiptarët e Lugines se Presheves

Kanë kaluar 29 vite që nga mbajtja e Referendumit në tri komunat e Kosovës Lindore, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në të cilin banorët e kësaj ane kishin shprehur vullnetin e tyre politik.

Që nga ajo kohë, gjendja e shqiptarëve që banojnë në këto treva edhe më tej mbetet e rëndë, kurse banorët e atjeshëm tash sytë i kanë kthyer kah Kosova.

Në Prishtinë, në një debat në lidhje me gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ishte organizuar një debat, kurse me ftesë të organizatorit AFEDS, pjesëmarrës ishte Kujtim Sadriu, profesor e veprimtar i çështjes kombëtare, i cili për kryelajmi.com, thekson se besojnë se qeveria në ardhje e Kosovës do të duhej të bëjë më shumë për banorët e asaj ane.

“Qeveria në ardhje e Kosovës duhet të angazhohet më shumë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sikurse që ajo duhet të krijojë lehtësira për prodhuesit nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, duke i liruar ata nga tatimet dhe akcizat. Me rëndësi është edhe krijimi i kushteve më të mira për banorët, në mënyrë që të parandalohet shpërngulja e vazhdueshme e banorëve të asaj ane”, thekson Kujtim Sadriu, që shton se do të duhej riaktivizimi i Referendumit, sikurse edhe një qasje krejt ndryshe ndaj institucioneve të Serbisë, gjë e cila do të nxiste Bashkimin Evropian, por edhe përfaqësuesin e saj M. Lajçak që të merret me problemet e pazgjidhura.

Derniers articles