Gjenevë, 8 shtator -Humbja fiasko e NATI-t sonte perballe Spanjes zhgenjeu jo vetëm zviceranet, por edhe komunietin shqiptare ne Zvicër. Rezultati 1:4, a don te thote se NATI-t i kanë ikur « muajt e mjalit » me shqiptarët? (Le résultat de 1:4 signifie-t-il que la «lune de miel» de la NATI avec les Albanais est terminée ?), ka shkruar gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch, duke shtuar se reduktimi i shqiptareve (qe dikur kishte 5-6 lojtarë) ne ekipin zviceran duket se po len pasoja, nuk po i sjell suksese as fat NATI-t. Sepse dikur kombetarja zvicerane kur kishte lojtarë shqiptare, NATI kurrë nuk eshte ndare pa shënuar dy apo tre gola, madje edhe atëhere kur humbte.
Pa shqiptaret nuk bëhet mire jo vetem ne ballkan por edhe ne Zvicer!…
Spanja mundi 1-4 Zvicrën. Golat e Joselu dhe Ruiz vendosën ndeshjen në shinat e duhura për ekipin e De La Fuentes, por një dalje me karton të kuq e Le Normand në pjesëm e parë komplikoi llogaritë. Helvetët ngushtuan shifrat me Amdouni, gjithsesi goli vlejti vetëm për statistikë, pasi spanjollët tundën rrjetën në fund me Ruiz dhe Torres.
Nuk ishte fundi i botës, por skuadra zvicerane do të duhet të jetë e kujdesshme në këtë Ligë të Kombeve e cila do të llogaritet për kualifikimin në Botërorin 2026 pas dy ndeshjeve të luajtura ka zero pikë. Humbja 4-1 e pranuar kundër Spanjës të dielën në Gjenevë nuk i ndihmon gjërat pas asaj në Danimarkë (2-0) tre ditë më parë. Përballë kampionit të Europës, dhe në mungesë të Xhakës, shtylles kryesore te kombëtares helvetike.
Mungesen e Xhakes e deshmoi edhe vet Murat Yakin Selektori Murat Yakin sipas te cilit « Me Granit Xhakën e dimë se ai mund të drejtojë një lojë jashtëzakonisht mirë dhe mund të përshpejtojë ritmin… »