0 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Pse ka gjithë probleme me fluturimet nga Bazeli për Prishtinë, me cfarë të drejte malltretohen pasagjerët kosovarë, zviceranë dhe të tjerët në këtë linjë?

Bernë, 8 shtator -Te frymëzuar nga nje shkrim i kolegeve tane zviceran, rrespektivisht nga gazeta 20Minutes te titulluar « Fluturimi Bazel-Prishtinë / Jetsky Airways: “Kam frikë se më e keqja do të ndodhë me këtë aeroplan!” (« Vol Bâle-Pristina / Jetsky Airways: «J’ai peur que le pire arrive avec cet avion! ») gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka tarjtuar kete temë ne formeën e saj, madje shqetesuese dhe me kritika.
Pasagjeri për Le Canton27.ch: Trishtimin po e blejmë 400 e 600 e deri ne 1000 CHF?! A është kjo normale me shku ne Kosovë e me u kthye ne Zvicër me frkën, hë po bjen aeroplani qaty apo këtu, me then ne bark apo duke vjellur ne aeroplanë?!.. »
Le Canton27.ch shkrimin e ka titullin « Pse ka gjithe probleme me fluturimet nga Bazeli për Prishtinë, me cfarë të drejte malltretohen keshtu pasagjeret kosovarë, zvicranë dhe te tjerë në këtë linjë?.. » pyetje me plote vend! Dhe vertetë, pse ka gjithe probleme fluturimet nga Bazeli për Prishtinë?, kur dithet se kemi edhe fluturime tjera psh nga Zurich, Gjeneva etj..ne drejtim te Kosovës por rralle e hiq nuk kemi probleme te tilla.
« Panik e tmerr mes pasagjerëve në avion, turbulenca të fuqishme në linjën Prishtinë-Bazel, 10 të lënduar »; »Momente frike në aeroplanin e linjës Basel-Prishtinë »; « Kaos në aeroportin Basel-Mulhouse, anulohen fluturimet drejt Kosovës »; « Incidenti gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel, kompania ajrore bullgare përgjegjëse »; « Turbulenca të mëdha të avionit në relacionin Prishtinë – Bazel »; « Incident në aeroplanin e linjës Basel-Prishtinë » etj…jane keta vetëme disa tituj te mediave zvicerane dhe shqiptare qe ka shkeputur gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch, qe bëjnë fjale per inicidente dhe problemet  qofte tkenike apo me trubulenca ekstreme të aeroplave me pasagjere ne drejtimin Bazel-Prishtine apo ansajallatas.
Hiq problemet me vonesat e aeroplanëve, anulimin e fluturimit dhe biletat e shtrenjta me cmime astronomike, pasagjeret  nga Zvicra per ne Kosovë, sot kane edhe prbleme gjate udhetimit, te cilet, siq thone ata « sa here udhëtojme nga Zvicra, sidomos nga aeroporti i Bazelit, duhet te marrim me vete hapa për kokë ose barna shqetesuese.. »
« A eshte kjo normale me e pa vdekjen me sy, cdo here me panika me shku ne vendlindje e me u kthy me panika ne pune në Zvicer, plus stresi.. Trishtimin po e blejmë 400 e 600 e deri ne 1000 CHF?! A është kjo normale me shku ne Kosovë e me u kthye ne Zvicër me frkën, hë po bjen aeroplani qaty apo këtu, me then ne bark apo duke vjellur ne aeroplanë?!.. » thote për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch pasagjeri i mllefosur N.M i cili shpesh udhëton ne linjen Bazel-Prishinë.
Ku qëndron problemi i aeroplanëve ne linjen Bazel-Prishinë? kane prbleme me aeroplanët e vjeter, pilotet nuk jan e prfesionalist apo ndoshta te dehur ?.. I shtruam keto pyetje sepse, nuk eshte kjo hera e pare që traumatizojne njerezit me keto probleme teknike e turbulenca ekstreme, i trishtojne fëmijet, pleqte, nenat shtatzëna?!..Vetëm sivjet kane ndodhur 2-3 raste dhe viteve te fundit se paku dhjete here me këso problemesh kjo linje Bezel-Prishtinë. Kjo nuk eshte normale, madje as reklame e mire për ata që i bartin këta pasagjerë !..

Derniers articles