* Shqiptaret ne Kosove dhe Shqiperi jane shembull tolerance dhe bashkëjetese në botë. Atëherë, pse në Zvicer të jenë radikalë?
* Shqiptaret muslimanë ne Kosove dhe Shqiperi si shumice jane dëshmuar për telerance. Madje ata dhe en luften e dyte boterore j kane dhe buke dhe i kane strehuar neper xhami hebrnjët. Atëherë, pse sot në Zvicer apo Evrope të jenë radikalë?
* Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës (Burka) në hapësira publike nga janari 2025. Sipas imamit Mehas Alija, kryetar i KMSHZ «ndalesa e burkës nuk është ndonjë pengesë reale për besimtarët shqiptarë”.
* Nese ne Qabe (Mekka) ju dalohet burka grave (ne tavaf) atehere, pse disa, ne këtë rast edhe ato shqiptare, turren pas kesaj burke (ferexhe) kur njëhere i kane thene lamtumirë!
Këshilltari Kombëtar i St. Gallen, Mike Egger, do të paraqesë një mocion gjatë sesionit të dimrit. Ai e bazon argumentin e tij në një studim që sugjeron radikalizimin e Islamit shqiptar në Zvicër.
Një parlamentar i Partisë Popullore Zvicerane (SVP) planifikon të paraqesë një mocion që kërkon një ndalim kombëtar të mbajtjes së shamisë gjatë sesionit të dimrit, raporton « 20 Minuten ». Kjo iniciativë vjen pas publikimit të një hetimi në « SonntagsZeitung » që sugjeron një radikalizim të pjesshëm të Islamit shqiptar në Zvicër.
Këshilltari Kombëtar i St. Gallen, Mike Egger, e konsideron « të papranueshme që gratë, ose më saktë vajzat e reja, të shfrytëzohen, të shtypen dhe qartësisht të degradohen dhe të diskriminohen nën maskën e fesë ». Propozimi i tij vjen pas ndalimit të burkës dhe mbulesës së plotë të fytyrës, të miratuar nga populli zviceran në vitin 2021.
Edhe pse i vetëdijshëm se xhamitë janë hapësira private, zyrtari i zgjedhur beson se një ndalim i mbulesës në hapësirat publike do të dërgonte një sinjal të fortë që mund të ndikonte në praktikat brenda vendeve të adhurimit.
Islami Shqiptar në pikëpyetje (l’Islam albanais en question) me ket nentitull gazeta zvicerane « Tribune de Geneve » ne vazhdim të shkrimit të saj me kete teme të « radikalizimit » te shqiptareve ne Zvicer ka shtuar se Hetimi i gazetës së së dielës përmend veçanërisht fotot e bëra në xhamitë në Wil (SG), Winterthur (ZH) dhe Romanshorn (TG), ku shihen vetëm gra dhe vajza të mbuluara.
Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës (Burka) në hapësira publike nga janari 2025, por për shqiptarët kjo nuk paraqet aq problem
Por sipas Organizata e Komuniteteve Muslimane Shqiptare në Zvicër (DAIGS) kundërshton kategorikisht këtë propozim. Sipas organizatës, një ndalim i tillë nuk do të përfaqësonte përparim, por, përkundrazi, do të kufizonte autonominë e grave që zgjedhin lirisht të mbajnë mbulesën. Federata gjithashtu kundërshton idenë e një radikalizimi të Islamit shqiptar, duke deklaruar në vend të kësaj se pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në xhami dhe brenda organizatës vazhdon të rritet. »
Çështja e mbulesës është rregullisht objekt polemikash në Zvicër, siç ilustrohet nga disa raste të fundit: Shërbimet Industriale të Gjenevës, të cilat qortuan një nënkontraktor që punësonte këshilltarë të mbuluar vitin e kaluar; një grua që humbi vendin e saj të punës në Spitalin Universitar të Lozanës për shkak të çallmës së saj në janar; dhe një mësuese myslimane që nuk u punësua në Eschenbach (SG) pas ankesave nga prindërit këtë verë.
Nese ne qabe (Mekka) ju dalohet burka grave, atehere, pse disa, ne këtë rast edhe ato shqiptare, turren pas kesaj burke (ferexhe) kur njëhere i kane thene lamtumirë!
Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, përmes gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka dhene nje qëndrimin të KMSHZ, organizatë kjo më e madhe e komunitetit shqiptare ne Zvicer, përfaqësuese të xhamive në Zvicër e cila përfshinë 50 xhami të shqiptarëve nën ombrellën e vet, në Konfederatën Helvetike.
« Rezultatin e referendumit te 7 marsit te vitit te kaluar nuk e kemi pritur ashtu siç doli. Por, meqë jetojmë në një shtet, sikur që është Zvicra, me demokracinë direkte, rrespektojmë verdiktin që doli nga ky referendum, ku përcaktohet me ligj mos mbulimi i fytyrës, gjegjësisht ndalohet edhe bartja e ferexhes apo burkës. » ka deklaruar imami Mehas Alija, kryetar i KMSHZ
“Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, rezultatin e referendumit e pranojmë, ndonëse mendojmë se me një ligj dhe ndërhyrje të re në kushtetutën e vendit kufizohet një e drejtë themelore nga korpusi i të drejtave të njeriut », ka shtuar z. Alija.
Sipas imami Mehas Alija, kryetar i KMSHZ «ndalesa e burkës nuk është ndonjë pengesë reale për besimtarët shqiptarë”. Shqiptaret ne Zvicer nuk jane aq te radikalizuar ashtu siq shkruajne disa gazeta diteve te fundit, duket me shume rreth kesaj teme bejnë propagande dhe fushatë politike. Si mud te jenë shqiptaret aq te radikalizuar ne Zvicer, kur ata ne Kosovë dhe Shqiperi njihen si shembull tolerance dhe bashkejetesa, madje ne shume mjedise, aty ku eshte nje xhami, aty prane ështe edhe nje kishë…
Sikur te flitet dhe te luftohet kaq shume edhe droga dhe prostitucioni sikur « radikalizimi islam nder shqiptaret » sigurisht ne Zvicer do te kishte vdekje dhe vrasje me pak, sidomos ato femicide, ka shkruar ne vazhdim gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Për fund do te pyesnim, nëse në mekka ju dalohet graeve te hyjne ne Qabe me burka, atehere, pse disa ne kërë rast edhe ato shqitare edhe pse te pakta, pse turren pas kesaj burke (ferexhe) kur njëhere i kanë thene lamtumirë!
Zvicra nga janari i ketij viti nuk kishte aq telashe me qytetaret e saj qe sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nuk jane me shume se 50 femra qe bartin Burka-ferexhe ne kete vend, por sigruisht do te ballafaqohen me turistet nga vendet arabe qe do te ketë pasoja ne ekonomine zvicerane. E themi kete sepse per cod vit mijera turiste nga vendet arabe vershojne Zvicren e bukur, ku ato gra me burka lene me qindramijëra franga Zvicres, ndoshta ne vit mbi 100 milionë, te cilat harxhojne duke blerë ari apo stoli tjera hiq hotelet, ushqimin apo transportin.
Ish-shefja e Policisë Federale (FEDPOL) gazetarit shqiptar në Gjenevë: Shqiptarët në Zvicër mbeten problematik, por jo edhe mafiozë
Në biseden e fundit me ish-shefen e FEDPOL-it znj.Nicoletta della Valle qe kishte redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch, nder tjera ajo ka thëne se «Shqiptaret ne Zvicer kane imazh te mire dhe jane shembull integrimi. Por ka edhe persona te atille sikur edhe komunitete tjera nga ballkani ne vendin tone te cilet jane te implikuar ne krimin e organizuar. Policia Federale ka bashkepunim te mire me policine e Kosoves ne luften kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar..Shqiptaret ne vendi tonë mbeten problematik, por jo edhe mafioz.. »
Nese shikojme raportet e fundit te policive gati te të gjitha kantoneve ne Zvicer, aty pak e hiq nuk permenden shqiptaret qofte për krim te organizuar apo mafias e as për terrorizëm nderkombetar, perfshire ketu edhe lidhjet me islamistet. Bile sipas policisë së Gjenevës dhe raporteve të tjera si dhe autoriteteve zvicerane shqiparet ne Zvicer jane shembull integrimi dhe suksesi ne kete vend.
Zvicra është gjithashtu një nga tregjet më të mëdha të destinacionit të kokainës në Evropë. Eshte e dominuar kryesisht nga grupe nga Nigeria, Guinea, Gambia dhe Shqiperia, kane shkruar mediat zvicerane duke shtuar se në Belgjike, banda kriminale nga Italia dhe Shqiperia bejne pastrim parash dhe trafik diamante.

