17.6 C
Berne
samedi 31/05/2025

Agjenda / Bernë, presidentja Osmani sot ka arritur në Zvicër, do të nis takimet e para në orën 12:30 në Pallatin « Lohn Mansion »

Bernë, 21 maj -Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë shtetërore e një kreu të shtetit të Kosovës në Zvicër, skruar gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, medium ky i vetëm shqiptar ne Zvicer qe ka siguruar agjenden ekskluzive të vizites dyditore te presidentes se Kosoves ne Zvicër.

Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga Keller-Sutter, në sheshin qendror Bundesplatz në Bern. Aktiviteti e saj o të nis takimet para në ora 12:30  në Pallatin « Lohn Mansion » Bern.

Një vizitë historike diplomatike në Bernë

Burimet nga Berna na kane njoftuar se presidentja e Kosoves do te takoj edhe ministra e Qeverise helvetie (Ignazio Cassis, Ministër i Punmeve të Jashtme, Beat Jans, Minister i Drejtësisë dhe Policise si dhe Martin Pfister, Minister i Mbrojtjes) me të cilet pritet te nenshkruhen edhe disa marreveshje ne favor te bashkepumimit te dy paleve, mes Bernës dhe Prishtines

Në kuadër të agjendës zyrtare, Presidentja Osmani do të mbajë takime me Presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Bernë, 21 maj 2025

Ora 12:45 – Ne « Lohn Mansion » delegacioni nga prushtina i prire nga prsindta Osmani dote takohen me Jürg Sprecher, Ambasador i Zvicrës në Republikën e Kosovës, Ambasadorja Muriel Peneveyre, Kryetare e Divizioneve të Euroazisë të FDFA-së , Ambasadorja Simon Pidoux, Këshilltar Diplomatik i Presidentit, Brigadier Hans Schatzmann, Zëvendës Shef i Kolegjit të Forcave të Armatosura, Oficer Nderi, Pascal Hollenstein, Kryetar i Komunikimit të Presidentit dhe Gregorio Bernasconi, Këshilltar Personal i Presidentit.

Ora 14:30 – Në sheshin Bundesplatz, Bern. Në pritjen Historike të Presidentes Dr. Vjosa Osmani nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller Sutter.

Ora 15:00 – Mirëseardhje Zyrtare në Sheshin Federal nga Këshilli Federal dhe Kancelari Federal Prezantimi i delegacioneve zyrtare Himnet kombëtare Nderime ushtarake Garda e Nderit përbëhet nga Kompania e Këmbësorisë Malore 29/2 e komanduar nga Kapiten Ruben GEMPERLE. Banda Ushtarake përbëhet nga Banda e Brigadës së Mekanizuar 11 e dirigjuar nga Togeri i Parë Christian Schuppli. Do të luhen pjesët muzikore të mëposhtme: Gemmi-Marsch e kompozuar nga Stephan Jäggi, Himni Kombëtar i Kosovës (tingulli i daulles) pastaj Himni Kombëtar i Zvicrës, Diavolezza e kompozuar nga Adolf Künzle, Puttin’on the ritz e kompozuar nga Lorenzo Bocci.

Ora: 15.30 -Dhoma e Parlamentit, “Wandelhalle” (salle des pas perdus) Deklarata Zyrtare (anglisht, 7 minuta secila) Fjala e Presidentit të Konfederatës Zvicerane dhe përgjigja e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Ora 16:00 -Bernerhof, “Leuchtersaal” Biseda zyrtare

Po ashtu, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media

17:10-17:40 – Qendra e Medias Konferencë për shtyp në gjermanisht dhe shqip (përkthim simultan) Ju lutemi bëni pyetje në gjermanisht ose shqip.

Ora 19:00 – Darka Gala (Kravata e zezë, uniformë, fustan mbrëmjeje i gjatë ose gjysmë i gjatë) – Bernerhof (Holli dhe Salloni 2) Garda e Nderit e Grenadierëve të Nderit të Kantonit të Bernës. Znj. Karin Keller-Sutter, Presidente e Konfederatës Zvicerane, dhe Z. Morten Keller mirëpresin Shkëlqesinë e Tij Dr. Vjosa Osmani.

Ora 19:30 – Bernerhof, Salla e Banketeve Darkë gala e organizuar nga Këshilli Federal Zviceran në nder të Sh.T. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Bernë, 22 maj 2025

Në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe PKeller-Sutter do ta vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universiteti Saint Gallen.

Kurse te nesermen (22 maj) ne ora 09:00 nisin takimet e dites ne Stadler Rail, Bussnang Mirëseardhje nga Z. Walter Schönholzer, President i Qeverisë Kantonale të Thurgau, Z. Peter Spuhler, Kryetar i Stadler Rail AG, dhe Dr. Ansgar Brockmeyer, Zëvendëspresident Ekzekutiv i Marketingut dhe Shitjeve, Zëvendës Drejtor Ekzekutiv i Grupit Stadler Rail AG Vizitë me guidë në fabrikën e prodhimit. Kurse ne 10:45 vizite në Universitetin e St. Gallen Mirëseardhje nga Profesor Dr. Manuel Ammann, President i Universitetit të St. Gallen, Profesor Dr. Dietmar Grichnik, Profesor i Sipërmarrjes dhe Menaxhimit të Teknologjisë dhe Z. Tim Kramer.

Vizitë interaktive dhe diskutim në këmbë mbi kërkimin e talenteve, mungesën e punëtorëve të kualifikuar, konkurrueshmërinë ekonomike dhe inovacionin. Kontribute nga Profesor Dr. Manuel Ammann, President i Universitetit të St. Gallen, dhe Profesor Dr. Dietmar Grichnik, Profesor i Sipërmarrjes dhe Menaxhimit të Teknologjisë. Po ashut ne St. Gallen Mirëseardhje nga Znj. Susanne Hartmann, Presidente e Qeverisë Kantonale të St. Gallen, dhe Znj. Maria Pappa, Kryetare e Bashkisë së Qytetit të St. Gallen.

Kurse ne oren Dreka 13:25 Shkëlqesia e saj Znj. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës imjepet lamtumira nga Presidentja e  Konfederatës Zvicerane dhe Z. Morten Keller.

Në oret e mbrëmjes në Gjenevë, Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

 

 

Derniers articles