23.6 C
Berne
mardi 24/06/2025

Presidentja e Zvicres Karin Keller-Sutter pret homologen e saj kosovare javen e ardhshme në Bern 

Bernë, 12 maj -Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbërrijë të mërkurën në Zvicër për një vizitë shtetërore dy-ditore. Ajo do të pritet me nderime ushtarake personalisht nga Këshilli Federal, njoftoi ky i fundit të hënën, sipas LeCanton27.ch.

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter dhe homologu i saj kosovar do të diskutojnë marrëdhëniet ekonomike, praninë zvicerane në Kosovë dhe çështjet e sigurisë dhe migracionit gjatë takimit të tyre, sipas një deklarate qeveritare.

Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të jetë gjithashtu në axhendën e diskutimeve politike. Ekonomia dhe inovacioni do të jenë në qendër të axhendës së së enjtes.

Këshilli Federal thekson se Berna dhe Prishtina mbajnë marrëdhënie të ngushta dhe të larmishme. Në vitin 2008, Zvicra ishte një nga vendet e para që e njohu Kosovën si shtet të pavarur. Që nga viti 1999, Zvicra ka marrë pjesë me Swisscoy në misionin ndërkombëtar paqeruajtës Kosova Force (KFOR).

Zvicra është ndër shtetet e para e cila ka njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës më 27 shkurt 2008. Ambasada e Zvicrës në Kosovë është hapur më 28 mars 2008. Pas 17 vitesh pamvaresie Kosova ka krijuar kushte për te investuar ne vende jo vetem kosovaret por edhe te huajt. Prandaj edhe Qeveria helvetike Kosoven e ka nene ne grupin e « shteteve te sigurta », pra vend i sigurt edhe per invesime te huaja.

Aktualisht ne Zvcer jetojne dhe verpjne rreth 600 zviceranë, perfshire ketu edhe stafin e ambasades zvicerane dhe trupat e Swisscoy-it, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Derniers articles