
Wilson dha një kontribut të madh për zyrtarizmin e shtetit shqiptar në Gjenevë.
Për këtë angazhim të presidentit Wilson dhe SHBA-ve padyshim edhe shqiptarët dhe institucionet tona janë mirënjohës ndaj kontributit të tij dhe popullit amerikan. Kurse, në dhjetor Shqipëria, me ndihmën e presidentit amerikan Woodrow Wilson – pranohet në Ligën e Kombeve të Bashkuara sot OKB, si vend i pavarur dhe sovran ku në mesin e 192 flamujve valon sot ditë e natë, verë e dimër flamuri ynë kombëtar kuqezi me dy krena.
Falë përpjekjeve të tij patriotike dhe diplomatike në Shtetet e Bashkuara, në Gjenevë ai fitoi mbështetjen e Presidentit Woodrow Wilson për një Shqipëri të pavarur ku në vitin 1920 ajo fitoi anëtarësimin e shteti të ri në Lidhjen e Kombeve të Bashkuara.
Edhe pse Shqipëria tashmë kishte shpallur pavarësinë e saj në vitin 1912, anëtarësimi në Lidhjen e Kombeve kishte domethënie e madhe e vendit në me njohjen ndërkombëtare. Noli i rikujton Wilsonin gjithashtu, në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht:
“Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, e ai ishte emri i Presidentit Wilson”, mësohet të ketë thënë Fan Noli.
